Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

-

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim

Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka origjinën nga Kosova. Ky lajm është i pavërtetë, pasi jo vetëm vjen nga burime sensacionale, por nuk përmban asnjë provë apo fakt, aq më tepër kur historia familjare e Putin njihet shumë mirë.

Mediat shqiptare e kanë marrë lajmin nga gazeta gjermane BILD, e cila shpesh shpërndan lajme të paverifikuara, siç është rasti i situatës me Putin. Artikulli në fjalë përmban ekzagjerime dhe disa të pavërteta, duke përfshirë idenë se Putin mban distancën fizike nga mysafirë me frikën se mos zbulohen dobësitë fizike. Kjo duket se vjen prej disa fotove ku Putin vendos liderët botëror në skajet e largëta të një tavoline të madhe ku zhvillon takimet dypalëshe, apo në tavolina të ndara prej tij. Megjithatë, fotot në fjalë shpesh i përkasin periudhës 2020-2022, gjatë protokolleve kundër COVID-19.

BILD apo mediat shqiptare që e kanë shpërndarë këtë lajm nuk kanë dhënë asnjë provë të verifikueshme për këtë pretendim. Sipas tyre, bëhet fjalë për disa hakera që kanë marrë ADN-në e nipit të Putin, Mikhail Putin, nga kompjuteri i tij. Mikhail Putin është pjesë e bordit të kompanisë së gazit rus SOGAZ dhe duket se bëhet fjalë për djalin e kushëririt të Putin, që do të thotë, se nuk jemi të sigurt as për lidhjet gjenetike dhe përafërsitë e tyre. Ideja e një përputhje gjenetike prej 6.25% mes të dyve duket se është marrë nga tabelat që përafërsojnë sa ADN kemi të përbashkët me kushërinjtë e largët.

Për më tepër, nuk ka asnjë informacion konkret për këta hakera dhe as si e kanë bërë informacionin publik dhe për çfarë arsye. E gjitha qëndron mbi spekulimet e BILD për ekzistencën e këtyre provave, por asnjë informacion konkret që mund të verifikohet si burim.

Dëshmitë

Së dyti, dëshmitë historike i kundërshtojnë më tej këto pretendime. Historia e familjes së Putinit është e dokumentuar mirë në arkivat ruse, duke treguar rrënjë të qarta në rajonin Tver të Rusisë, pak orë larg nga Moska. Nuk ka asnjë dëshmi të dokumentuar historike që lidh familjen e Putin me Kosovën apo ndonjë territor shqiptar. Edhe përse Putin është përpjekur të krijojë një lloj legjende mbi familjen e tij, kjo nuk është për të fshehur origjinën nga Ballkani apo Kosova. Por më shumë për të krijuar një mit personal mbi paraardhësit e tij si persona me prejardhje të thjeshtë nga fshatarësia ruse dhe jo nga elita vendase.

Haplogrupi E-V13 është me të vërtetë më i përhapur në Ballkanin Jugor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, ku mund të arrijë deri në 30% të popullsisë. Në Rusi, është shumë më i rrallë – zakonisht më pak se 5%, por jo i pamundur. Ai është shpërndarë po ashtu në Spanjë dhe Portugali, dhe sidomos në Veri të Afrikës shumë më shumë sesa në Kosovë apo Shqipëri për shembull. Për më tepër, edhe sikur lajmi mbi ADN-në të ishte i vërtetë (që në bazë të mungesës së provave nuk është), përkatësia ndaj një haplogrupi nuk tregon kombësinë ose origjinën kulturore. Mund të trashëgohet nga një paraardhës që ka jetuar mijëra vjet më parë, pa asnjë lidhje me historinë e fundit familjare.

Këto artikuj përpiqen të kapin vëmendjen e lexuesve përmes titujve dhe pretendimeve sensacionale. Artikulli në fjalë, për shembull përmban dhe një pretendim tjetër sipas të cilit edhe Hitleri i përket të njëjtit haplogrup, po nga një burim i pabesueshëm siç janë tabloidet angleze të cilat shpërndajnë këto lloj thashethemesh për vëmendje, edhe kur nuk ka asnjë bazë shkencore.

ИзворFaktoje.al

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...