Qyteti i Shkupit aktivisht e ndjek problemin e mungesës së vend parkime në të gjithë kryeqytetin, por deri tani nuk ka bërë asnjë analizë se sa vende parkimi mungojnë në Shkup, megjithëse kryetari i Shkupit Petre Shilegov në pranverë tha se në kryeqytet mungojnë rreth 8,000 vende parkimi. Autoritetet e qytetit kanë përgatitur një studim të fizibilitetit për parkim në rajonin Qytetit të Shkupit, por në të nuk ka të dhëna se sa parkingje mungojnë, njofton Meta. 

Sektori për trafik në Qytetin e Shkupit për “Meta.mk” thonë se për shkak të rritjes së numrit të makinave të regjistruara në qytet, mund të pritet edhe rritje e problemit me mungesën e hapësirave për parkim, por ato nuk kanë shifra konkrete për këtë çështje.

Lidhur me ndërtimin e objekteve të reja të parkimit në periudhën e ardhshme, autoritetet e qytetit theksojnë se pyetjet për këtë çështje duhet të dërgohen në NP “Parkimi i Qytetit” – Shkup. Përndryshe, kjo kompani tashmë na ka thënë që ata nuk kanë fonde të mjaftueshme për të investuar në ndërtimin e garazheve të parafabrikuara ose shumëkatëshe në kryeqytet.

“NP “Parkimi i Qytetit” – Shkup me listën aktuale të çmimeve nuk siguron fonde të mjaftueshme për të investuar në objekte kapitale”, informojnë për “Meta.mk“  nga kjo ndërmparrje publike.

Shërbimet publike “Parkimi i Qytetit” dhe “PKQ” (POC) tashmë kanë informuar që ata vetë kanë regjistruar një numër më të madh të kartelave për parkim preferencial të lëshuar ose leje parkimi falas për banorët në krahasim me numrin e përgjithshëm të hapësirave të parkimit që ata i kanë në dispozicion në Shkup.