fbpx

Kryeministri Nikola Greuvski me fjalimin e tij të Vitit të Ri

-

Vitin 2014 lamë pas, para nesh është viti 2015. Viti 2014 ishte viti i shumë sfidave, problemeve, por edhe i sukseseve. Të  gjithë ne me entuziazëm hymë në vitin 2015, me dëshirë  për një jetë më të mirë dhe më të lumtur. Çdo njeri ka të drejtë të luftojë për jetë më të mirë, për ditë më të lumtura, për më pak probleme dhe më shumë suksese. thotë kryeministri Nikola Gruveski në fjalimin e tij të fundvitit.

Në vitin 2015 pritet të filloi ndërtimi i rrjeti të gazpërçuesit nga Kumanova deri në Shtip dhe të sigurohen kushte edhe për gazëpërçuesin tjetër primar nëpër Maqedoni. Gazifikimi sekondar në Shkup dhe rrethinë me investim prej 100 milion eurosh, si dhe gazifikimi sekondar në Maqedoninë Perëndimore gjithashtu është pjesë e planeve të vitit 2015. Fokusi do të mbetet edhe në gjetjen e burimeve alternative për sjelljen e sasive më të mëdha në Maqedoni. Sikurse në vitin 2014, ashtu edhe  në vitin 2015 do të vazhdojmë me rritjen e pensioneve, ndihmës sociale dhe pagave të sektorit publik. Sikurse në vitin 2014, ashtu edhe në vitin 2015 do të vazhdojmë me politikën për përkrahje të bujqësisë dhe vendeve rurale të Maqedonisë, duke i subvencionuar me 150 milion euro për zhvillim rural- thotë Gruveski.

Reforma e dytë e madhe ka të bëjë me arsimin e lartë, theksoi Gruevski, diçka që këtyre ditëve është shumë aktuale.

Me këtë reformë, me fillim të vitit çdo profesor do të duhet të ketë publikuar më së paku dy publikime në  revistat me  faktor ndikimi, të  publikuara në Thomson Reuters dhe “Web of science”. Kjo shqetësoi disa nga profesorët e Maqedonisë,  dhe kjo rezultoi me protesta, mirëpo Maqedonisë i duhet  profesorë cilësor dhe shkencëtar të avancuar, të cilët cilësinë e  tyre nuk do ta matin vetëm në nivel  lokal, ndërmjet veti por edhe nëpër kolumnave nëpër gazetat ditore dhe kthjellimin e politikës, edhe në nivel ndërkombëtar, me kolegët e vetë nga të gjitha shtet në progres. Kjo periudhë e shkurtër do ta prish rehatinë e tyre, por në afat të gjatë të gjithë fitojmë- tha Gruevski.

Në vitin 2015 do të ndryshime dhe plotësime të Kushtetutës, tha Gruevski, dhe  hyrjes në fuqi të rregullores krejtësisht të re në pjesën  administratës shtetërore dhe asaj publike, ku rrënjësisht do të ndryshojnë situatat dhe problemet në këtë fushë, dhe do të sjellin mellan të ri dhe më shumë mundësi për të punësuarit në administratë. Pason pako e ndryshimeve të mëdha në ligjin e gjyqësisë, të cilat do të duhet të krijojnë gjyqësi më të drejtë  dhe më  efikase.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.