fbpx

Shefi i ri i diplomacisë greke deshi të luaj në kartën shqiptare lidhur me emrin

-

Cila do të jetë politika e shefit të ri të diplomacisë greke, Nikos Kozias ndaj Maqedonisë? Edhe pse trashëgimtari i Evangelos Vanizelos gjatë marrjes së postit nuk i hapi kartat për kontestin me emrin, por megjithatë nëse iu referohemi deklaratave të tija më të vjetra, intervistave dhe kolumnave, bëhet fjalë për politikan me qëndrim më të ashpër ndaj raporteve greko- maqedonase, i cili nuk ofron kurrfarë qasje të re më të hapur në krahasim me atë që deri më tani është parë nga pala greke.

Deklaratat e tija të mëhershme tregojnë se ka prirje të luaj në faktorin shqiptar në Maqedoni, ngjashëm siç u mundua të luaj edhe paraardhësi i tij Evangelos Vanizelos, si dhe këmbëngul në qëndrimin se Greqia nuk guxon të lejoj të përparojmë në BE derisa nuk i ndryshojmë raportet me Athinën.

Sipas qëndrimeve më të vjetra të Kozias, Greqia në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar është dashur të arrijë marrëveshje me politikanët shqiptar në Maqedoni për emër konkret dhe të loboj që ajo të pranohet. “Për zgjidhjen e çështjes së emrit, duhej ta bëjmë atë që e thash në Ministrin e brendshme në vitin 1992, duhej të arrijmë marrëveshje me faktorin shqiptarë rreth asaj se cilin emër e duan ata që kjo të pasqyroj faktin se edhe elementi shqiptar është pjesë përbërëse e shtetit të IRJM dhe në bazë të këtij propozimi t’i kërkojnë të drejtat e tyre dhe emrin”, deklaroi Kozias në intervistën e televizionit shtetërorë ERT3 në vitin 2010.

Nuk është e lehtë të kapërdihet as deklaratat e tij në një intervistë tjetër në atë periudhë, ku thotë se është dashur problemi me emrin të bëhet jo bilateral, por problem i brendshëm dhe konflikt mes komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar.

“Në vitet e 90-ta këmbëngulja se me IJRM nuk duhet ta bëjmë problemin me emrin si problem mes tyre dhe nesh, por ta bëjmë problem të brendshëm. Duhej ta kishim gjetur komponentin shqiptar, të kishim kërkuar nga komponenti shqiptar propozim të tyre për emrin dhe me të vërtetë të kishim qenë të mbështetur nga propozimin shqiptar”, thotë Kozias në intervistë për televizion shtetërorë në vitin 2011, duke shtuar se në këtë rast Greqia do të mund të ishte ndërmjetësues për zgjidhjen e problemit mes dy komuniteteve.

Propozimi alternativ, sipas tij, është që të gjithë fqinjët me të cilët Maqedonia ka hapur kontest në BE të kërkojnë që të zgjidhen problemet bilaterale para se të vazhdojmë me integrimin në familjen evropiane.

Të njëjtin qëndrim e mbështet edhe në librin e tij “Politika e jashtme e Greqisë në shekullin 21” në vitin 2010. Në këtë libër në pjesën e Maqedonisë, ai komenton se Greqia për shkak se nuk është bashkuar me faktorin shqiptar, ka lëshuar mundësinë historike që t’i ndryshojnë kushtet në të cilat gjendet kontesti me emrin. “Greqia lëshoi mundësi historike që t’i ndryshoj kushtet e problemi kur nuk i mbrojti shqiptarët në IJRM nga nacionalizmi i sllavo- maqedonasve. Po, të dytët janë shumicë në shtetin fqinj, por nuk janë e vetmja popullatë etnike në të. Po të kishte arritur shteti jonë marrëveshje me shqiptarët, atëherë emri do të ishte çështje e shprehjes të identitetit kombëtarë të grupeve etnike të popullatës në Shkup, e jo çështje e politikës së jashtme greke”, thonë Kozias në libër.

Ish ambasador- këshilltari në Ministrinë e jashtme dhe profesor i teorisë politike, nuk mendon ndryshe nga paraardhësit e tij as rreth kushteve për pranimin tonë në BE. Në një kolumnë të vitit 2012 për javoren “Epikera” ashpër kritikoi BE për shkak se edhe krahas problemit me emrin, dëshiron t’i lejoj Maqedonisë përparim për anëtarësim në familjen evropiane dhe i bën presion Greqisë që t’i harroj interesat e saja kombëtare që shtete si Maqedonia e Shqipëria të përparojnë në BE.

“Komisioni Evropian, duke i shkelur të gjithë rregullat e BE-së, konsideron se opsesionet e IJRM-së në lidhje me kontestin e emrit, janë temë e parëndësishme. Greqia duhet të tërhiqet nga Marrëveshja e përkohshme të cilën shteti fqinj disa herë e ka shkelur. Greqia nuk duhet dhe nuk guxoj të lejoj Shqipëria dhe IJRM të përparojnë në kandidaturën e tyre për në BE derisa nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre drejt Greqisë”, thotë Kozias në kolumnën për “Epikera”.

Shefi i ri i diplomacisë greke në blogun e tij në vitin 2010 shkroi se politika e jashtme nuk është as filantropi, as virtyt i mirë, por politikë e cila duhet të jetë aktive dhe dinamike. Në suazat e këtij qëndrimi, mbështet se Greqia duhet të jetë më e ashpër ndaj Serbisë lidhur me qëndrimet e saja ndaj Maqedonisë. Më konkretisht, Kozias shkruan se nëse Serbia nuk e tërheq kërkesën për pranimin e Maqedonisë me emrin kushtetues dhe nuk i rrit mundësitë për investime më të mëdha greke siç ka bërë për investime turke, atëherë Greqia duhet ta pranojë Kosovën.

Nuk dihet nëse Kozias do t’i mbaj qëndrimet e para 4-5 viteve dhe se a do të zbutet nën ombrellën e SIRIZA-s, e cila për dallim prej tij, thotë se në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kanë propozuar pranimin e pakos “Pineiro” për emër me parashtesë gjeografike dhe qartë dhe haptazi flasin kundër dhe i kritikojnë të gjithë forcat nacionaliste dhe iredintiste në të dy shtetet.

M.P

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.