fbpx

Treni i ri me elektromotor u nis në Veles

-

Kryeministri Nikolla Gruevski sot solemnisht lëshoi në përdorim trenin e ri me elektromotor të “Hekurudhat e Maqedonisë”, të furnizuar nga Kina.

Pas promovimit të Stacionit hekurudhor treni u nis për në Veles, kurse me të u vozitën kryeministri Gruevski, ministrat Qeverisë dhe ekipet e mediave.  

– Sot është ditë historike  për transportin hekurudhor. Ka kaluar një histori e tërë ku askush nuk është kujdesur për furnizim të trenave të rinj për qytetarët e Maqedonisë. Është për të ardhur keq sesi asnjë qeveri nuk iu kujtua për “Hekurudhat e Maqedonisë”, për pasagjerët dhe stacionet e Maqedonisë, jemi krenarë që  fillojmë me projekte të mëdha, të cilat do të përmirësojnë pasqyrën e  komunikacionit hekurudhor për në Republikën e Maqedonisë. Në fillim të këtij viti lëshuam në përdorim 150 vagonë të ri transportues, investim me vlerë prej 13,2 milion euro.  Do të mbërrin edhe pesë trena të rinj, investim kapital prej 25 milion euro- deklaroi Gruevski. Treni i ri me elektromotor është punuar me në përputhje standardeve teknike për interoperabilitet në BE.

– Projektet vijuese për blerje të trenave dhe vagonëve të rinj, për renovim të stacioneve hekurudhor, si dhe për ripërtëritje dhe ndërtim të binarëve të rinj hekurudhor, paraqesin investim i përgjithshëm në vlerë prej 600 milionë euro. Investimet e këtilla kapitale në Hekurudhë nuk janë bërë më shumë se 30 vite më parë”, tha Nikolla Gruevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.