fbpx

Lubisha Arsiq fitues i çmimit ‘Nikolla Mlladenov’

-

Gazetari i javores ‘Fokus’ Lubisha Arsiq fitoi çmimin e parë për gazetari hulumtuese ‘Nikola Mlladenov’ për vitin 2014, që e ndanë Instituti Maqedonas i Medias. Arsiq këtë çmim e fitoi për publikimin e disa teksteve mbi temën ‘Fabrika sekrete për përpunimin e pasaportave.’ Arsiq gjithashtu thotë se mundësia e shfrytëzimit të mjeteve nga fondet e huaja është shtytësi kryesor për nxitjen e gazetarisë hulumtuese në vend
“Më gëzon fakti që çdo vit po rritet numri i gazetarëve hulumtues që aplikojnë për këto çmime, para së gjithash për çmimin që e ndan Instituti Maqedonas i Medias(MIM) nën emrin ‘Nikolla Mlladenov’. Por më shqetëson fakti se sa kanë efekt shkrimet tona gazetareske, përkatësisht sa organet shtetërore do t’i prekim me qëllim që ata të përmirësojnë gabimet për të cilat ne shkruajmë! Megjithatë ne gazetarët hulumtues, haptazi do të distancohemi nga gazetarët ‘pakurizor’ dhe do t’u tregojmë atyre se jemi ne ata që do të ruajmë dinjitetin e profesionit tonë”, tha Lubisha Arsiq, gazetar.

Çmimi i dytë këtë vit i takoi Sonja Kolevska-Delevskës gazetare e ‘Vest-it’ për temën hulumtuese ‘Dhunimi i të miturve në Qendrën e Riedukimit ese “Tetovë”, kurse çmimi i tretë iu nda gazetarëve Vllado Apostollov, Sashka Cvetkovska dhe Nela Llazareviq për ngjarjen ‘Fituesi i tenderit Drislla:as përvojë e as investime’ që ishte pjesë e hulumtimit të përbashkët mes Nova TV-së dhe BIRN-it. Çmimi me emrin ‘Nikolla Mlladenov’ i Institutit Maqedonas të Medias ndahet për 14 vite me radhë.

Juria e cila vendoste për çmimet,  ftoi që të konkurrojnë sa më shumë gazetarë. Këtë vit konkurruan 29 autorë me 49 tema të ndryshme gazetareske. Nga juria deklaruan se këtë vit nga redaksitë shqiptare nuk konkurroi asnjë tekst.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.