fbpx

“Bomba” e re e LSDM: Stavrevski dhe Jankulloska kanë blerë banesa në të njëjtën ndërtesë

-

Zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov sot publikoi biseda të reja të përgjuara ku dëgjohet se si ministri i financave, Zoran Stavrevski e ka këshilluar ish ministren e brendshme, Gordana Jankulloska, se si të arrijë të ketë banesë të re.

Sipas Shilegov, këshillën Stavrevski e ka zbatuar për vete dhe është pajisur me banesë në ndërtesën e njëjtë.

“Jankulloska dhe burri i saj Vlatko kanë blerë dy banesa, të njëjtat të shtuara dhe të zgjeruara në mbikulm ku pyesim për ku ka pasur aq të holla ish ministrja. Kush ia ka dhënë idenë asaj që të pajiset me banesë? Është kolegu i saj i afërt, zëvendës- kryeministri dhe ministri i financave, Zoran Stavrevski”, deklaroi Shilegov.

Në bisedën mes Stavrevskit dhe Jankulloskës dëgjohet se si merren vesh për banesat në ndërtesën e njëjtë. Ai i shpjegon se frikohet mos ta sheh dikush duke e zgjedhur banesën, pamjen e banesës, derisa e pajisë atë dhe në çfarë emri të jetë e shkruar.

“Banesa e ministrit të financave, Zoran Stavrevski është në emrin e kushëririt të tij të parë Vladimir Eftimovski, i cili e kryen postin e kryetarit të këshillit administrativ të Bankës Ekonomike- Manastir” tha zëdhënësi Shilegov.

Jankulloska dhe zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski flasin për banesën e ministres. Ai e paralajmëron ministren se qytetarët do të reagojnë pasi të kuptohet për banesën, ndërsa ajo thotë se s’ka medium që mund t’i publikoj të gjitha informacionet. Kotevski shton se mediumet e vetme që mund të publikojnë për këtë janë “Plusinfo”, “Brif”, “A1on” dhe “Libertas”.

Në bisedën e fundit që sot u prezantuan para Qeverisë, Jankulloska flet me gruan e Stavrevskit për atë se si t’i pajisin banesat.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.