Sot në bazën e Njësitit për aksion të shpejtë të MPB-së në kazermën “Gjorçe Petrov” është mbajtur ushtrimi final nga trajnimi i pjesëtarëve të njësiteve speciale të MPB-së dhe ARM, që deri më 31 janar e zhvillonin ekipet e njësitit special amerikan të SHBA-së, “Fokat”.

Në ushtrim morën pjesë ministri i brendshëm dhe i mbrojtjes, Agim Nuhiu dhe Zoran Jolevski si dhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli.

Ambasadori Bejli theksoi se ushtrimi i sotëm paraqet partneritet në aksionin mes dy shteteve, duke shtuar se deri në fund të vitit, njësitet speciale ariane edhe tre herë do të vijnë në Maqedoni, nën patronazhin e ambasadës së SHBA-së dhe do të vazhdojnë me trajnimin e forcave speciale të Maqedonisë.

“Kjo gjithashtu është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Maqedonisë dhe SHBA-së në luftën kundër terrorizmit që paraqet si kërcënim vendor ashtu edhe të jashtë”, tha Bejli.

Ndryshe, temë e trajnimit ishte menaxhimi me kërcënime dhe sulme terroriste, nga individë të caktuar apo grupe në mjedise urbane.