Një shtetas i Maqedonisë humb jetën në përplasjen mes autobusit dhe kamionit në Turqi

-

Një turist i Maqedonisë e humbi jetën, ndërsa 38 janë lënduar mbrëmë vonë në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të qytetit turk, Edirne.

Personi që humbi jetën është një burrë 45 vjeçar. Pesë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, përderisa 33 turistë të tjerë janë më pak të lënduar. Ata janë dërguar në spitalet në Keshan dhe Malkara.

Fatkeqësia ka ndodhur kur autobusi me turistë të Maqedonisë, i cili është kthyer nga Stambolli, është përplasur në pjesën e pasme të kamionit, i cili ka qenë duke qarkulluar para tij.

Sipas mediave turke, në paraburgim gjenden shoferi i autobusit dhe shoferi i kamionit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, njoftoi se së bashku me Konsullatën e përgjithshme të Maqedonisë në Stamboll dhe Ambasadës në Ankara janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente në Turqi. Të gjitha informacionet lidhur me gjendjen e udhëtarëve të lënduar mund të merren në telefonat vijues kujdestarë:

Konsullata e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë në Stamboll

Telefoni celular :+ 90 535 108 5622, Telefoni: + 90 212 249 99 77; +90 212 251 22 33 E­posta: [email protected]Adresa : Inönü Cad., Üçler Apt. No: 12 D 4, Gümüşsuyu, Taksim, İstanbul

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara Telefonat celular: + 90 538 313 0343; + 90 538 546 6691 E­posta:[email protected] Adresa: Karaca sokak 24/5­6 Gaziosmanpasha Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Telefonat celular : + 389 75 237 021 Tel: + 389 2 3115 266, lokali 168 Faks: + 389 2 3115 790 E­posta: [email protected], infocentar24/[email protected].  

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...