Një çerek e qytetarëve të Maqedonisë “jetojnë për sot, pa menduar për nesër”

-

Një e katërta (25 përqind) e qytetarëve të Maqedonisë pajtohen me qëndrimin “jeto sot e mos mendo për nesër”, 17 përqind janë neutral lidhur me këtë çështje, ndërsa 51 përqind nuk pajtohen me këtë mënyrë të jetës. Kjo është pjesë e rezultateve nga sondazhi i OECD-së dhe INFE të publikuara në raportin “Edukim financiar i të rriturve në Evropën lindore”, në të cilin matet shkalla e edukimit financiar të populatës së këtij rajoni, raporton Meta.

Sipas raportit, qytetarët e intervistuar nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi dhe Rumania janë të shqetësuar dhe nën stres për gjendjen e tyre financiare dhe mundësinë për t’i mbuluar harxhimet jetësore.

Vendi me shkallën më të lartë të pakënaqësisë nga ky aspekt është Gjeorgjia (58 përqind e të intervistuarve), ndërsa vendet me qytetarët më të kënaqur janë Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, ku vetëm 36 përqind e të rriturve janë shprehur të pakënaqur nga gjendja e tyre financiare.

Përndryshe, matja e edukimit financiar ka treguar që popullata e rritur nga Evropa Juglindore ka arritur rreth 57 përqind të maksimumit të mundshëm, që është më pak se rezultatet e arritura në vendet e BE-së dhe OECD-së, të fituara përmes metodologjisë së re të hulumtimeve, nga 64 përqind përkatësisht dhe 65 përqind.

Nga Banka Popullore thonë që është me rëndësi të theksohet që ky publikim i përfshin rezultatet nga matja e dytë e nivelit të edukimit financiar te popullata e rritur në Maqedoninë e Veriut.

Ata shtojnë që matja e parë është kryer në tremujorin e parë të vitit 2018. Rezultatet e fituara nga dy matjet janë të krahasueshme, duke e pasur parasysh atë që në dy sondazhet aplikohet metodologjia e njëjtë. Nga BPM-ja thonë që pasi bëhet fjalë për periudhë kohore relativisht të shkurtë, në të cilë janë zbatuar dy matjet, rezultati agregat është i njëjtë.

“Përkatësisht, popullata në Maqedoninë e Veriut edhe në vitin 2018 edhe në 2019 ka realizuar 56 përqind të maksimumit, apo tregues agregat 11,8 (nga të cilat 3,9 për njohuritë financiare, 5,1 për bihejviorizmin financiar dhe 2,8 për qëndrimet financiare). Në krahasim me strukturën e treguesit në vitin 2018, ka vetëm lëvizje të vogla, (në vitin 2018 te njohuritë financiare është 4, për bihejviorizmin financiar është 5 dhe niveli i njëjtë prej 2,8 është për qëndrimеt financiare). Rezultatet nga sondazhi i parë, si dhe nga sondazhi i dytë sugjerojnë që nevojitet informim dhe edukim më i madh i populates për shfrytëzim të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme bashkëkohore bankare dhe të tjera financiare”, njoftoi Banka Popullore.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...