fbpx

Ne ulëm në 50, kurse BE-ja mendon për zona me shpejtësi maksimale prej 30 kilometra

-

50 kilometra në orë në vendet urbane, siç parasheh Ligji i ri i komunikacionit në vendin tonë, kjo tashmë vitet të tëra është praktikë në vendet anëtare të BE-së, dhe në disa vende të tjera të cilat nuk janë pjesë e Unionit. Parlamentit Evropian, vitin e kaluar miratoi dokumentin me të cilin kërkon që Komisionin Evropian t’i kontrollojë mundësitë e këtij kufiri të ulet edhe për 20 kilometra në orë, përkatësisht ajo është 30 kilometra në orë, në zona të caktuara urbane, ku ka frekuentim më të madh të këmbësorëve, ku ka objekte vendbanimi, shkolla dhe çerdhe.
Me mijëra këmbësorë humbnin jetën në aksidentet rrugore ose kishin pasoja të përhershme, derisa nuk erdhën tek të dhënat e shpejtësisë maksimale në qarkullimin në vendet urbane të jetë 50 kilometra në orë.
Sot, në shumë vende të Evropës dhe të botës, shpejtësia maksimale në vendet urbane është 50 kilometra në orë. Siç shpjegojnë nga Komisioni Evropian. (KE), përcaktimi i shpejtësisë maksimale të lejuar është balancimi ndërmjet sigurisë, mobilitetit, ambientit jetësor dhe infrastrukturës.
– Në përputhje me praktikën evropiane dhe përvojave, me Ligjin e ri për siguri të trafikut rrugor, shpejtësia maksimale e lejuar është ulur nga 60 në 50 kilometra në orë- deklaruan për “Metën” nga MPB-ja e cila propozon këtë ligj.
Kufizimi i shpejtësisë në 50 kilometra në vendet urbane është rezultat i raportit voluminoz të cilin e përpiluan Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), Banka Botërore,FIA dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj nisme thuhet se Parisi dhe Londra planifikojnë të zgjerojnë rrjetin e tyre rrugor me zona në të cilat shpejtësia maksimale do të jetë 30 kilometra në orë, pasi që pilot- projektet me zona të këtilla kanë treguar se dukshëm është përmisuar siguria në komunikacion.
Para disa ditëve autoritet lokale të Nju Jorkut vendosën të ndërrojnë rreth 3000 shenja të komunikacionit, sepse shpejtësia maksimale e qarkullimit tani do të jetë 30 kilometra në orë .

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.