fbpx

Honoraristët që fitojnë më shumë se rroga minimale do të hiqen nga evidenca

-

Agjencia e punësimit do t’i fshij nga evidenca e kërkuesve aktiv të punës personat e papunuar  që do të fitojnë honorar më të lartë se rroga minimale dhe do t’i vendos në evidencën e kërkuesve pasiv, njoftoi sot drejtori i Agjencisë, Vlatko Popovski, kumton “24 Vesti”.

Këto punëtorë honorar do të jenë jashtë nga evidenca e kërkuesve aktiv për punës derisa iu zgjat kontrata për angazhim.

-Nuk i fshijmë, por do t’i vendosim në evidencën pasive deri në momentin e përfundimit të kontratës me të cilën janë angazhuar, pas dorëzimit të mëhershëm të informatës nga FSSHPM. Vetëm kur deri tek ne do të dorëzohet vendim nga Fondi se ky person ka honorar më të lartë se rroga minimale, ne do ta largojmë vetëm për këtë periudhë për të cilën është angazhuar. Nëse muajin e ardhshëm nuk ka kontratë, sërish do ta kthejmë në evidencën e kërkuesve aktiv për punë- deklaroi Popovski.

Nga Agjencia sigurojnë se e tërë procedura e kthimit nga kërkues pasiv në aktiv do të zhvillohet shpejtë dhe nuk do të ketë ngecje.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.