fbpx

Nevojiten investime në sektorin e bujqësisë sepse  e rrit pjesëmarrjen në BPV

-

Sektori bujqësor- ushqimor është dega e tretë më e madhe dhe prej viteve 2005-2015 pjesëmarrja në BPV është 12%. Së bashku me industrinë përpunuese të prodhimeve bujqësore merr pjesë me 16% në BPV.

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë theksuan se investimet në këtë sektor kanë rëndësi të madhe sepse kontribuon në këmbimin e jashtëm tregtar ndërsa pjesëmarrja e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore është prej 16 deri 19%.

Vitin e kaluar prodhimtaria e lëngjeve është rritur për 4% krahasuar me vitin 2014 ndërsa prodhimtaria e ujit për 25%.

Në pjesë e prodhimtarisë së ujit ka 13 kompani vendore që prodhojnë, 24 brende të ndryshme dhe 1200 punëtorë.

Si shembull i suksesshëm u përmend kompania “Kozhuvçanka” që merr pjesë me 28% nga prodhimtaria e ujit dhe ka investuar 400 mijë për përmirësimin e brendeve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.