Rroga neto mesatare mujore që është paguar për kokë punëtori, në korrik të vitit 2015, në raport me vitin e kaluar është më e lartë për 2,4% dhe kap shifrën prej 21.861 apo 355 euro, tregon Enti statistikor i shtetit.
Rritja e këtillë ka të bëjë, para se gjithash me rritjen e rrogës neto mesatare mujore për kokë punëtori në sektorët e artit, zbavitjes dhe rekreacionit -11% madje veprime shërbyese -9,9% dhe xehetari dhe nxjerrje të gurëve -4,6%.
Ulja e rrogës neto mesatare mujore për kokë punëtori në raport me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët e artit, zbavitjes dhe rekreacionit – 10,2%, tregti me shumicë dhe pakicë, riparimin e makinave dhe motoçikletave – 4,2 % dhe mbrojtja publike administrative, sigurim obligativ social – 4,2 %.
Në korrik të këtij viti, 1,7% e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë roga.