Për nesër është caktuar vazhdimi i ri i seancës konstituive të Parlamentit të Maqedonisë. Do të vazhdohet me pikën e tretë apo me emërimin e kryetarit dhe anëtarët e Komisioni për emërime dhe mandat.
Lista e folësve të paraqitur ende nuk është shterur ndërsa në vend të diskutimit deri të enjten seanca mbahej me replika, kundër- replika nga deputetët e VMRO DPMNE-së dhe vërejtje procedurale nga LSDM.
LSDM të enjten kërkoi të ndryshojë rendi i ditës dhe me propozim prej 10 deputetëve, të kalohet për votim kryetari i Kuvendit.
Pasi të enjten seanca ishte e ndërprerë, filluan kundërshtimet partiake përmes njoftimeve nga VMRO DPMNE dhe LSDM, ku VMRO DPMNE paralajmëroi që LSDM të mos tentoj të ndryshojë rendin e ditës ndërsa LSDM me përgjigje se VMRO DPMNE duhet të pranojë në mënyrë demokratike kalim të qetë të pushtetit.