fbpx

Nuk ka kush t’i mbroj punëtorët: Mëditja 400 denarë ndërsa gjoba për mungesë 1500 denarë

-

Me vendimin e ri për pagesën e regresit vjetor për pushim (K 15 ) është lënë në dëshirën e kompanive nëse duan t’i paguajnë mjetet, që do të thotë se punëtorët vështirë mund t’i marrin këto të holla.

Edhe krahas faktit se deri më tani pagesa e K 15 ishte obligative, kompanitë gjenin “vrima” të ndryshme se si t’i kthejnë këto të holla. I paguanin paratë në llogari transaksionin e punëtorëve, ndërsa ata ua kthenin pronarëve në dorë apo ua ndalnin nga rroga.

Tani mund të arsyetohen se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme ose se paratë i planifikojnë për investime.

Kush do t’i kontrolloj?

Përshtypja është se çdo masë është në dëmin e punëtorëve ndërsa në dobinë e punëdhënësve. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, praktikisht “po mishërohet” me pushtetin dhe prej këtu s’ka kush të del në mbrojtje për të drejtat e punëtorëve.

“Për çdo gjë fajtor është Lidhja e sindikatave ndërsa Qeveria e mbron dhe nuk lejon të regjistrohen sindikata tjera. Ne si Konfederatë e sindikatave të lira nuk mund të regjistrohemi sepse na gjejnë vazhdimisht ndonjë pengesë. Apeli im deri tek punëtorët është që mos të kenë frikë të formojnë sindikatat e tyre- thotë Marjan Ristovski nga Konfederata e sindikatave të lira.

Nga ana tjetër, ekzistojnë shumë shembuj të shkeljes së të drejtave të punëtorëve ndërsa pas kësaj asnjë inspeksion nuk është paraqitur në terren për ta vlerësuar gjendjen faktike.

Si shembull do ta përmendim një fabrikë tekstili në Shtip, ku një mëditje e një punëtorit të rëndomtë është 400 denarë. Nëse punëtori mungon, i merren 1500 denarë ( që do të thotë se gjoba është më e lartë se mëditja). Sipas kësaj logjike, pse nuk ju paguhet nga 1000 denarë për prezencë? Shkurtojnë diçka, që në esencë nuk e paguajnë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.