Në RMV janë regjistruar mbi 12.000 të infektuar me virusin korona, në vjeshtë pritet eskalim (Infografik)

-

Numri i pacientëve të infektuar me KOVID-19 Maqedoninë e Veriut ka kaluar 12.000. Nga rasti i parë i cili është paraqitur përpara pesë muajve e deri më sot 12 gusht numri i të vdekurve është 530. Por, në javët e fundit, dinamika ditore e numrit të shëruarve është solide, pasi që në nivel ditor qindra pacientë regjistrohen se e kanë fituar betejën me virusin korona, njofton Meta.mk.

Pritjet përpara disa muajve ishin se numri i të infektuarve në prill dhe maj do të arrijë jo më se 2.000. Më tej, prognozat ishin se mundet që gjatë muajit gusht numri i të infektuarve të rinj të ulet dhe do të kemi nga 5 deri në 10 raste në ditë dhe se deri në vitin e ri, numri i të vdekurve do të jetë rreth 1.000 persona. Por, realiteti është se dinamika është rritur, edhe atë shumë më shumë se sa është pritur.

Mikrobiologu, dr. Nikolla Panovski thotë se bilanci mesatar ditor është mbi 110 persona të infektuar dhe ajo është rezultat se njerëzit nuk mbajnë maskë mbrojtëse dhe se nuk i respektojnë masat.

“Problem i madh është transmisioni që ndodh në fabrika dhe në transportin publik. Shihni se çfarë ndodh në Shtip, në Sveti Nikole”, thotë Panovski.

Ai paralajmëron se edhe pse për momentin ka ulje të butë të numrit të të infektuarve të rinj në nivel ditor, nëse nga shtatori hapen shkollat dhe çerdhet “do të jetë më keq”.

“Tani situata do të jetë kështu, do të zvogëlohet, por pastaj kur të ftohet, do të rritet edhe numri i pacientëve të ri”, thotë Panovski.

Ai e merr shembull veten e tij, i cili ka fëmijë në shkollë, dhe vetë është në grupin e rrezikut.

“Sëmundja te fëmijët nuk është serioze, problemi është që mund ta sjellin në shtëpi. A do të fillojnë ftohjet, viruset tjera”, thotë Panovski.

Ai thekson gjithashtu se, ndjeshëm mund të kontribuojnë në rritjen e numrit të të infektuarve, mbledhjet e të rinjve në hapësirë të mbyllur.

“Paramendojeni atë që e pamë në Gradishte, të transformohet në hapësirë të brendshme, a ajo pritet që të ndodh”, thotë doktori.

Sipas tij, nëse në Gradishte janë infektuar 10 persona, tani do të infektohen 200, pasi që tërë atmosfera do të jetë e mbushur me virus.

“Ajo është njëjtë sikur ta lëshoni në hapësirë të mbyllur, të gjithë do ta thithin”, thotë Panovski.

 

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...