Këshilli gjyqësor në seancën e sotme vendosi që t’u zbatoj vlerësim të jashtëzakonshme kandidatëve për kryetar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, Gjykatën Supreme dhe gjykatat themelore në Tetovë dhe Shtip.
Në seancën e cila ishte e mbyllur për opinionin, anëtarët e Këshillit gjyqësor rreth tre orëve diskutuan për nevojën e vlerësimit të kandidatëve për kryetarë të gjykatave dhe gjendjeve në Gjykatën Themelore Shkupi 1 pas skandaleve të fundit.
Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pas seancës deklaroi se Ligji për këshill gjyqësor lejon vlerësim të këtillë të jashtëzakonshëm të kandidatëve për kryetarë dhe se vendimi i këtillë është marrë pasi në dy vitet e fundit, në përputhje me Ligjin e ri për këshill gjyqësor, nuk ka pasur vlerësim të gjykatësve.