fbpx

Nuk kanë qenë shërbimet e huaja , Zaevi e ka bërë këtë?

-

 

A thua shërbimet e huaja, të cilën kryeministri Nikola Gruevski në pjesën e drejtësisë dhe hetimeve në konferencën  për shtyp e dyshoi si “mastermajnd” të aferës së përgjimit, avulloi nga akti i pashkruar i prokurorit për rastin “Puçi”?

Në disa kontribute dhe tekste në media të cilat haptas i përfaqësojnë politikat e garniturës qeveritare, nuk mundet, a mos vërehet, lëshimi i tezës për “shërbimet e huaja”, dhe si material shtesë i tezës së re thuhet se “gjithçka është punë e Zaevit”.

Kështu, mbrëmë në njërin nga kontributet  televizive ishte me temën “Zoran Zaev qëndron pas të gjithë operacionit  përgjimi?”

“Pas përgjimit ilegal qëndron Zoran Zaevi, me synim të marrjes  me forcë të pushtetit” , thuhet në kontributin televiz.

Në një gazetë të afërt me pushtetin  qëndron i njëjti titull, por pa pikëpyetje. “Zavi është koka e  operacionit të përgjimit, dhe kjo argumentohet me prova. Zaevi krejtësisht u demaskua para opinionit publik të vendit dhe atij të huaj. Opinioni përveç disa opozitar të rrënjosur, tashmë e kuptoi se Zaevi qëndron pas të gjithë këtij operacioni të përgjimeve ilegale, e cila është në interes vetëm të opozitës dhe elementeve të huaja. Kulmi i hipokrizisë së Zaevit, drejtpërdrejtë dhe qëllimisht e cenon privatësinë e qytetarëve  prej të cilëve kërkoi dhe do të kërkojë  besimin. Këtë e vërtetojnë të gjitha provat të cilat deri më tani janë grumbulluar dhe të cilat MPB-ja dhe Prokuroria i kanë dispozicion”, thuhet në tekst.

Gjithashtu një gazetar dhe redaktor i njohur në kolumnën e tij kushtuar përgjimit  të gazetarëve, thotë se “sipas deri më tani fakteve të konfirmuara, ai që i ka përgjuar quhet Zoran Verushevski dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë në paraburgim. Kurse kanë përgjuar për nevojat e LSDM-së, dhe kështu Zaevit ia kanë dhënë audio- filmimet nga ato bisedime. Nëse janë biseda të besueshme”.

Kryeministri Gruveski, në konferencën para në konferencën e javës së kaluar, duke u thirrur në hetimet e deritanishme  tha:

“Sipas informatave të deritanishme  nga MPB-ja, prapa audio-filmimeve qëndrojnë shërbimet e huaja sekrete, ku bashkëpunëtor kryesor në RM është personi Z. V. i cili ka zhvilluar rrjetin e vet të agjenturës në Maqedoni. Këtu loja nuk është Zoran Zaev, ai është vetëm një instrument i zakonshëm, kamikaz, këtu loja është shumë me e madhe, shumë më e madhe se sa ai mund ta kuptojë. Unë s’jam njeri që funksionon me  kërcënime dhe shantazhe, kjo  do të ishte e papranueshme për qytetarët dhe ndaj shtetit, të kalkulojë për interesat shtetërore dhe kombëtare. Të gjitha faktet dhe rrethanat, dhe besoj se do të pohohen nëpërmjet një procedure transparente dhe objektive.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.