fbpx

Jo maqedonas, por malazez është arrestuar nga autoritet gjermane

-

Informacioni që mbrëmë shpalli servisi botëror BBC, se shtetas nga Maqedonia disa ditë më parë është arrestuar në Gjermani me automobil përplot me armë, sot autoritet gjermane ekspres e përgënjeshtruan lajmin në fjalë.

Sipas policisë bavareze, i arrestuari i cili me automobilin e tij, të markës “golf” në bunker të fshehur ka transportuar një arsenal të tërë armësh, predha dhe lëndë shpërthyese, është nga Mali i Zi, kurse automobili ka qenë me tabelë regjistrimi nga ky vend.

Malazezi është arrestuar më 5 nëntor, tetë ditë para ngjarjes tragjike në Paris, në afërsi të qytetit Rozenhajm, në autostradën e cila shpie nga Gjermania drejt Austrisë. Në një kontroll rutinë, e cili praktikohet shumë në rajonin kufitar, sidomos pas rritjes së numrit të refugjatëve. Policët kanë zbuluar në dyshemenë e automobilit, kur ka pasur 8 pushkë automatike “kallashnikov ” dy predha dore, revolver dhe 200 gramë eksplozivë TNT.

Shoferi i automobilit është 51 vjeçar nga Mali i Zi, i cili në duart e hetuesve të Bavarisë tani për tani mbrohet me heshtje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.