fbpx

Në 24 orët e fundit jepen 5.255 vërtetime për imigrantët

-

Në 24 orët e fundit,  Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dhënë 5.255 vërtetime për shtrimin e kërkesave për njohjen e së drejtës së azilit .

Prej tyre 2.407 janë të gjinisë mashkullore, 1.371 janë të gjinisë femërore, 1.432 janë fëmijë të cilët e mbështesin bartësin e vërtetimit si edhe 45 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 3.070, Irakut 1.280, Afganistanit 905.

Nga 19 qershori kur filloi dhëna e këtyre vërtetimeve,  sipas të dhënave të MPB-së,  deri dje janë imigrantëve të cilët kanë kaluar nëpër Maqedoni dhënë gjithsej 330.798  vërtetime.

Sipas nënshtetësisë imigrantëve të cilëve iu janë dhënë vërtetime, më së shumti janë nga Siria (191.431), Afganistani (79.968), Iraku (37.958.218), Pakistani(5.416), Irani(6.231), Palestina (2.158), Somalia(1.276), Bangladeshi (1.253), Maroku (1.317), Kongoja (514), Alzhiri (453), Libani (434), Nigeria (279) dhe numër më i vogël  nga vendet e tjera.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.