fbpx

Ndryshime në Ligjin për punë të brendshme: Sekretarin shtetëror në MPB ta emëroj Qeveria

-

Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do ta emërojë Qeveria me propozim të ministrit resor, në vend që ai të zgjedhë nga radhët e personave udhëheqës në MPB. Ky është ndryshimi kryesor në ligjin për Punë të Brendshme që sot është në rend dite në seancë plenare në Kuvend.

“Duke e pasur parasysh praktikën e deritanishme të ligjit, është konstatuar se është e nevojshme pozicionimi i sekretarit në MPB të emërohet në mënyrë tjetër. Në vend që të zgjidhet nga radhët e punëve në MPB, me këtë ligj propozohet që ky person të emërohet dhe të shkarkohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, qëndron në materialet kuvendore për ndryshim të ligjit.

Sipas propozim-ndryshimet në ligjin për Punë të Brendshme, përveç nenit 43, i cili ka të bëjë me emërimin e sekretarit shtetëror, në këtë kontekst do të ndryshohet edhe neni 41 i ligjit, gjegjësisht në vend të 8 kategorive të deritanishme në të cilat klasifikohen vendet e punës në MPB, me ndryshimet numri i tyre do të jetë 7.

Në seancën e sotme, deputetët do të duhet të votojnë në procedurë të shkurtuar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.