fbpx

Ndotësit në RMV, përmes taksës së karbonit, duhet të financojnë ekonominë e gjelbër

-

A do të vendoset taksë për ndotësit me dyoksid të karbonit, si një nga burimet për përballjen me sfidat klimatike në vend dhe një nga mënyrat efikase të tranzicionit  në drejtim të prodhimtarisë së energjisë jo-ndotëse? Ministria e mjedisit jetësor ende po shqyrton nëse do të pranojë një nga praktikat evropiane, e cila vitet e fundit është provuar të jetë një burim shumë i suksesshëm dhe serioz i financave për investimet e gjelbra, njofton Meta.mk.

Hapi drejt detyrimeve të reja financiare nuk është pothuajse kurrë i lehtë, megjithëse në këtë rast bëhet fjalë për investime në zgjidhje të qëndrueshme që do të sigurojnë depërtimin intensiv të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në kurriz të qymyrit, i cili sipas skenarit të gjelbër të Strategjisë së Energjisë duhet të jetë hidhni Nga ana tjetër, taksa e karbonit është një taksë që nuk pritet të jetë një barrë për ekonominë, por një investim në teknologjitë e reja dhe zgjidhje inovative, të cilat pritet të krijojnë një shoqëri të qëndrueshme me sa më shumë vende pune të gjelbra.

Çështja nëse kjo lloj detyre do të futet në vend është ende subjekt i analizës në Ministrinë e Mjedisit.

“Nevojitet një analizë shtesë për zgjidhjen përfundimtare, e cila do të bëhet në bashkëpunim me Komunitetin e Energjisë dhe studimin e tyre rajonal të taksave të karbonit. Kjo çështje do të konsiderohet në kuadër të shqyrtimit të paraqitjes kombëtare për Marrëveshjen e Parisit, ndërsa mbështetja e nevojshme ligjore mund të mbulohet edhe me Ligjin për aksion klimatik”, informojnë nga ministria.

Taksa e karbonit do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të zvogëlimit të emetimeve të gazeve serë në vendin tonë dhe kështu rritjen e kontributit në përpjekjet globale për përballje me ndryshimet klimatike, vlerësojnë në OJQ- “Eko vetëdija” (Eko svest).

“Tarifa e tillë do të ishte detyrim për të gjithë sektorët, me emisione të karbonit, të lëvizshëm dhe të palëvizshëm. Fondet nga kjo taksë duhet të jenë të dedikuara, gjegjësisht taksa e karbonit duhet të jetë instrument i planifikuar mirë që do të sigurojë fonde për të rritur përdorimin e energjisë diellore përmes impianteve fotovoltaike dhe fotovoltaikëve në ndërtesa publike dhe inovacione në të gjithë sektorët për dekarbonizim, përfshirë subvencionet për “fotovoltaikë mbi çati të shtëpive”, theksojnë nga “Eko vetëdija”.

Në shumë vende evropiane, taksa e karbonit tashmë aplikohet si instrument për grumbullim të fondeve për të përshpejtuar tranzicionin për zhvillim me nivel të ulët të karbonit+. Në vendet e BE-së këto fonde shkojnë në fonde të veçanta që kanë programe vjetore me përparësi financimi. Ky lloj i taksave është baza e Marrëveshjes së gjelbër Evropiane, që është grup veprimesh me plane konkrete për vitin 2050, i cili parashikon forcimin e ekonomive përmes teknologjisë së gjelbër, krijimin e industrisë dhe prodhimit të qëndrueshëm, si dhe uljen e ndotjes. Megjithëse pandemia e koronavirusit dhe ngadalësimi i madh i ekonomive kanë ngritur frikën se ambiciet e gjelbra mund të anashkalohen, Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet prej 1,8 trilionë euro për periudhën 2021-2027, i përbërë nga një paketë rikuperimi prej 750 miliardë euro, së bashku me një buxhet shtatë-vjeçar prej 1,05 trilionë euro. Paketa e propozuar ka një nuancë të gjelbër të theksuar dhe vlerësohet se do të nevojiten deri në një trilion euro investime në sektorin privat për të realizuar ambicien e Marrëveshjes së Gjelbër. Në korrik të këtij viti, u propozua një masë e re, për të cilën skadon afati për vërejtjet në Komision. Është detyrimi i ri doganor për karbonin ose taksën e importit që do të paguhet në kufirin e BE-së dhe prek drejtpërdrejt vendet e Ballkanit Perëndimor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.