Ndërtimi i vendkalimit të përbashkët kufitar hekurudhor me Serbinë në pritje të grantit të premtuar

-

Dokumentacioni i përgjithshëm teknik për vendkalimin e përbashkët kufitar hekurudhor ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë në Tabanovc është i gatshëm dhe është dërguar në Ministrinë për transport dhe lidhje. Nga kjo ministri për “Meta.mk” theksojnë që Aplikacioni për grant investues tashmë është përpunuar dhe është dërguar deri te Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), prej nga do të marrim mjete të pakthyeshme për projektin që kap shumën 5,2 milionë euro.

– Presim që Komiteti drejtues i WBIF, në dhjetor të vitit 2019, të jep vlerësim zyrtar për aplikacionin dhe ta miratojë shumën e grant mjeteve – informojnë nga Ministria për transport dhe lidhje.

Pasi të konfirmohet, edhe zyrtarisht përkrahja financiare, në fazën e ardhshme do të shpallet tenderi për ndërtim të objektit kufitar. Ndërkohë, këtë periudhë po punohet në dokumentacionin e projektit për ndërtim të rrugës për lidhje me vendkalimin e ardhshëm të përbashkët kufitar hekurudhor në Tabanovc, që duhet të ndërtohet së bashku me ndërtesën e ardhshme.

Vendkalimi i përbashkët kufitar hekurudhor ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë do të ndërtohet deri te stacioni hekurudhor në Tabanovc. Objekti do të shtrihet në sipërfaqe prej 2.500 metra katror dhe aty do të vendosen të gjitha organet kufitare të të dy vendeve, punonjësit e hekurudhave të të dy vendeve, si dhe laboratorët për testim veterinar dhe fitosanitar.

Ministria kompetente deri në vitin e ardhshëm duhet ta shpalle tenderin për të përzgjedhur realizuesin që do ta ndërtojë vendkalimin e përbashkët kufitar hekurudhor në Tabanovc, që duhet të përfundojë në afat prej 18 muajsh. Afatet ekzistuese thonë se kontrolli i përbashkët kufitar ndërmjet dy vendeve në komunikacionin hekurudhor do të kishte filluar të zbatohet ndërmjet vitit 2021 dhe 2023.

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...