fbpx

Mësuese nga Çairi i Shkupit vuan nga tuberkulozi

-

Një mësuese në SH.F “Vasill Gllavinov” në Çair të Shkupit vuan nga tuberkulozi. Më shumë se dy javë ajo është e hospitalizuar në institutin për sëmundje të mushkërive. Nga ky institucion shëndetësorë për zdravstvo24.mk thonë se pacientja është në gjendje të qëndrueshme, pranon terapinë adekuate dhe kurimi po zhvillohet në rregull.

Rasti alarmoi shkollën. Në poliklinikën “Bit Pazar” deri më tani janë testuar rreth 60 fëmijë të klasës së 8-të dhe 9-të të cilët kanë pasur kontakt me mësuesen, por edhe diku 10 koleg të saj prej të cilëve asnjëri nuk është i infektuar. Negative kanë qenë edhe testet e anëtarëve të familjes së infektuarës. Të martën do të kontrollohen edhe fëmijët tjerë.

“Bëhet fjalë për procedurë parandaluese që të testohen persona me të cilët ka kontaktuar e sëmura nga tuberkulozi. Tek ne deri më tani janë testuar 60 nxënës dhe 10 arsimtar si dhe persona të afërt me të sëmuren. Në ditët në vijim do të vazhdojmë me testet parandaluese dhe do ta ndjekim gjendjen në shkollë, deklaroi për zdravstvo24.mk d-r Tatjana Baevska Vuçkoviq, drejtoreshë e Shtëpisë shëndetësorë Shkup.

Drejtori i shkollës njoftoi se nuk ka vend për panik sepse mësuesja nuk ka infektuar asnjë. Si masë parandaluese sot ekipet e Qendrës së  Shëndetit Publik në të gjitha hapësirat e “Vasill Gllavinov” kanë bërë dezinfektim të jashtëzakonshëm.

“Është gjetur ndërrim për mësuesen e gjuhës angleze. Janë ndërmarrë të gjitha masat. Është bërë dezinfektimi dhe nuk ka hapësirë për panik, nuk ka fëmijë të sëmurë në shkollë- deklaroi drejtori i Sh.F.“Vasill Gllavinov”, Qamuran Kuçi.

Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse. Bartet përmes personit apo kontaktit më të gjatë me persona të infektuar. Bakteret mund të barten me teshtitje, kollitje dhe me të folur. Periudha e inkubacionit zgjat prej 4 deri 6.

Kjo sëmundje viteve të fundit në vend ka trend të zvogëlimit. Vitin e kaluar kishte 285 të sëmurë ndërsa 38 më pak se vitin 2013.

.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.