• Fillimi
  • Maqedoni
  • Verifikimi i fakteve
  • Bota
    • Ballkan
    • Bota
    • Evropa
Kërko...
Tue, 13 May, 2025
  • MK
  • EN
  • AL
  • BCS
  • Impressum
  • Kushtet e përdorimit
  • Kontakt
  • Për NE
META.mk META.mk Meta.mk
  • Fillimi
  • Maqedoni
    • Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

      Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

      Trump s’do festojë 9 majin me Putin në Moskë, por çfarë ndodhi në takimin me Zelenskin?

      “TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

      Gjuhë e urrejtjes dhe ndarje në bazë etnike në fushatën kundër marketeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut

  • Verifikimi i fakteve
    • E ardhmja e së vërtetës: Carlos Hernández-Echevarría për kontrollimin e fakteve dhe IA

      Ekspertja Zoriq: Edukimi mediatik dhe zhvillimi i rinisë, thelbësor në adresimin e ndërhyrjeve të huaja dhe sfidave të sigurisë…

      Mediet sociale nën llupën e verifikuesve të fakteve

      Antena e qeverisë ruse në Kosovë

      Deepfake i një bisede të pretenduar mes Hovenier dhe Kurtit

  • Bota
    • KrejtBallkanBotaEvropa

      Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

      Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

      Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

      Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Trending Now

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Narrativa për pranimin e refugjatëve palestinezë në Shqipëri vazhdon, pavarësisht mohimeve zyrtare

20 February 2025
AvatarОд: Drilon Saliu
Ndarje
Facebook
Twitter
WhatsApp
Viber
Email

    -

    Nga Barbara Halla – Edhe pse është mohuar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, mediat shqiptare vazhdojnë të qarkullojnë narrativa për pranimin e refugjatëve palestinezë nga Shqipëria.

    Në një video të pak ditëve më parë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëri komente që nuk e përjashtonin Shqipërinë si një vend të mundshëm pritës për palestinezët e shpërngulur nga Gaza. Ndërkohë që ky pohim u mohua shpejt nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, disa media shqiptare vazhduan të qarkullojnë dhe të amplifikojnë këtë narrativë, duke shtuar gjithashtu edhe narrativat që e shohin planin e Trump për pastrimin etnik të Gazës si një marrëveshje të arritur.

    Por ky nuk është një lajm i papritur. Në fund të janarit, në mediat shqiptare filloi të qarkullojë lajmi se Shqipëria do të pranojë 100,000 palestinezë të zhvendosur nga Gaza. Lajmi u hodh poshtë nga Kryeministri Edi Rama, megjithatë spekulimet kanë vazhduar si në mediat tradicionale, dhe në ato sociale, sidomos pasi Presidenti i SHBA-së foli për një plan për të zbrazur rripin e Gazës vetëm një jave më parë. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që të konfirmojë këtë zhvendosje, që për më tepër do të ishte e paligjshme sipas statuteve të Kombeve të Bashkuara mbi spastrimin etnik.

    Me datë 27 janar, analisti politik izraelit për kanalin 12 News (një nga kanalet më të mëdha dhe të njohura në vend), postoi në platformën X/Tëitter një shkrim ku pretendohej se administrata e Presidentit Trump është në diskutime me Tiranën, ku mund të migrojnë deri në 100,000 persona nga Gaza.

    “Burime izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë një pjesë të refugjatëve, dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të mundshme,” shkruan Segal.

    Ky postim i Segal, që mbështetej vetëm në deklarata të paqarta dhe “burime të brendshme” mori dhenë edhe si pasojë e kohës kur u botua. Presidenti Trump deklaroi me datë 4 shkurt se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Gazës dhe të zhvendosin përgjithmonë të gjithë popullsinë palestineze, të cilët do t’i shpërndanin në zonat fqinje, si Jordani dhe Egjipt.

    Deklarata e Trumpit u prit me zemërim dhe mosbesim nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe liderët botëror. Hetuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Palestinë i tha gazetës “Politico” se plani është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe “përbën spastrim etnik”

    Në Shqipëri, lajmi u përhap si i mirëqënë nga disa nga kanalet më të mëdha të vendit, edhe pse ai ende nuk ishte konfirmuar as nga qeveria e Izraelit, apo nga ajo e Tiranës.

    Disa nga këto lajme përdorën edhe një gjuhë që përcillte frikën tek lexuesi, duke i përshkruar palestinezët si “luftëtar të Hamasit” nga të cilët duhet të kemi frikë.

    Ky pretendim qarkulloi po ashtu në mediat sociale, ku numrat e përfolur në mediat izraelite u ekzagjeruan edhe më tej, duke folur tashmë për “1 milion” palestinezë që priten të vijnë në Shqipëri.

    Kryeminstri Edi Rama e hodhi poshtë menjëherë lajmin. Po në rrjetin social X/Tëitter, Rama i është përgjigjur gazetarit Amit Segal duke e përgënjeshtruar pretendimin. “Kam kohë që nuk dëgjoj diçka kaq të rreme dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë.

    Kemi respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve mesjetare të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: askush nuk i ka kërkuar Shqipërisë një gjë të tillë dhe ne as nuk mundemi ta marrim përsipër këtë lloj përgjegjësie,” ka shkruar Rama.

    Shumica e mediave e shpërndanë lajmin mbi Gazën të shoqëruar nga mohimi i Ramës. Megjithatë, ka dhe prej atyre që e kanë përhapur deklaratën e Ramës me skepticizëm, duke thënë se Izraeli ende nuk e ka refuzuar pretendimin, duke vazhduar kështu ciklin me pretendimet e pabaza. Të tjerë kanë vazhduar ta qarkullojnë si të mirëqenë, edhe pas deklaratës së Ramës.

    Edhe përse lajmi për Shqipërinë është i pavërtetë, rreziku qëndron për popullsinë e Gazës, duke qënë se presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë mbi planin e tij për zhvendosjen e popullsisë palestineze kundra ligjit ndërkombëtar, sidomos kur ky plan duket të ketë mbështetjen e qeverisë izraelite.

    ИзворFaktoje.al
    • Ознаки
    • hubalb
    Ndarje
    Facebook
    Twitter
    WhatsApp
    Viber
    Email

      ПОВРЗАНО

      Ballkan

      Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

      8 April 2025
      Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku...
      Read more
      Ballkan

      Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

      14 March 2025
      Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato...
      Read more

      Најнови

      Ballkan

      Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

      Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...
      8 April 2025
      Read more
      Maqedoni

      Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

      Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...
      2 April 2025
      Read more
      Ballkan

      Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

      Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...
      18 March 2025
      Read more
      Ballkan

      Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

      Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...
      14 March 2025
      Read more
      Facebook
      Instagram
      RSS
      Twitter
      Youtube
      Бесплатна претплата

      Следете нè

      Новинска агенција „Мета.мк“ Адреса: Франклин Рузвелт бр. 19, 1000, Скопје Тел: +389 2 3109 883 Email: [email protected]

      News Agency "Meta.mk" Address: Franklin Ruzvelt No. 19, 1000, Skopje Теl: +389 2 3109 883 Email: [email protected]

      Agjencion Lajmesh "Meta.mk" Adresa: Franklin Ruzvelt Nr. 19, 1000, Shkup Теl: +389 2 3109 883 Email: [email protected]

      META ZGJEDHJE

      Seriale turke dhe emisione me debate politike – sezoni i ri televiziv sipas skemës së vjetër

      28 September 2020

      Në Matkë nuk guxon të këputet as edhe një lule, e le më të lundrojnë barka me motora

      26 August 2020

      Merrni pjesë në sfidën CtrlZ dhe fitoni Go Pro Hero 7

      25 June 2020

      GALERIA

      Është shkarravitur dhe shkulur tabela e Aleksandrit të Madh në qendër të Shtipit

      7 October 2020

      Pas shtatë vite ndërtimi, nuk dihet se kur do të kalojë treni i parë nëpër hekurudhën Kumanovë-Beljakovcë (VIDEO)

      4 September 2020

      Televizioni shtetëror grek u sulmua për shkak se ka parë racizëm në grafitin “Maqedonia është tokë greke”

      12 February 2020
      • MK
      • EN
      • AL
      • BCS
      • Impressum
      • Kushtet e përdorimit
      • Kontakt
      • Për NE
      Освен ако е изрично наведено поинаку, содржините на Мета.мк се заштитени со лиценцата Криејтив комонс "Наведи извор - Некомерцијално 2.5"
      Më shumë

      Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

      8 April 2025

      Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

      2 April 2025

      Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

      18 March 2025
      Edit with Live CSS
      Save
      Write CSS OR LESS and hit save. CTRL + SPACE for auto-complete.