fbpx

Më së paku 14 klandestinë humbën jetën në fatkeqësi

-

Në tragjedinë që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 në hekurudhën afër Velesit, treni goditi dhe la të vdekur 14 migrantë, të cilët mësohet të kenë qenë nga Afganistani dhe Somalia.

Prokuroria Publike njofton se për shkak të terrenit të papërshtatshëm, vetëm disa nga migrantët kanë arritur që të largohen nga binarët e trenit.

Në afërsi të Velesit, mbrëmë rreth orës 22:30, treni që udhëtonte në relacionin Selanik-Beograd ka goditur një grup emigrantësh prej 14 personave.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e ndihmës së shpejtë nga Shkupi dhe Velesi, sektori i punëve të brendshme nga Velesi, prokurori publik dhe persona kompetent nga ndërmarrja e hekurudhave.

Trupat e pajetë ndodhen janë bartur në varrezat në Veles. Nga SPB në Veles njoftojnë se 8 migrantë të tjerë janë arrestuar, ndërsa një grup më i madh kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.