fbpx

Paralajmërime për natë të gjatë negociuese në Bruksel

-

Edhe pse kishte shpresë të shkurtët se negociatat po afrohen kah fundi, sërish nuk njoftohen kurrfarë informacioni në godinën e KE-së në Bruksel ku në katin e 11-të zhvillohet bisedimet mes katër liderëve politik, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Jo-zyrtarisht vlerësohet se takimi mund të zgjat deri vonë ndërsa komisari Han anuloi vizitën e tij në Bosnjë, ku duhej të udhëtoj sonte.

Njoftimi zyrtar në faqen e Han është se vizita anulohet për shkak të situatës në Bosnjë e jo për shkak të bisedimeve me liderët e vendit. Sidoqoftë, situata e tillë ju mundëson më shumë kohë për negociata.

Burimet diplomatike thonë se bisedimet janë intensive dhe se nuk ka kohë as për drekë. Pritet të shihet a do të ketë darkë të përbashkët.

Ahmeti, Zaev, Gruevski dhe Thaçi bisedojnë ne euro- komisarin Johanes Han për daljen nga kriza politike në të cilën gjendet vendi më shumë se një vit e që u ashpërsua me publikimin e “bombave” gjegjësisht bisedat e përgjuara.

T.M

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.