fbpx

Paralajmërohet protestë kundër ndryshimeve të Ligjit për honorarë

-

Nëpër rrjetat sociale është duke u organizuar protestë kundër ndryshimeve në Ligjit për të paguar kontribute për honorarë.

Protesta është caktuar për të hënën e ardhshme më 22 dhjetorë ndërsa do të fillojë prej para Parlamentit, pas çka do të vazhdoj deri Ministria e Punës dhe Politikës Sociale deri tek Qeveria.

Nëpër rrjetat sociale është vendosur shpallja “Kartë për solidaritet të sindikatave dhe shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”, nënshkruesit e të cilës janë Sindikata i DOGJSH, Konfederata e Organizatave Sindikale në Maqedoni, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, Sindikata e Shërbimit Maqedonas Diplomatik, Lëvizja Majtiste “Solidarnost”, Lëvizja së Drejtës Sociale “Lenka” si dhe shumë shoqata  të tjera civile dhe individë.

Në këtë Kartë nga Qeveria ata kërkojnë që ta ndërpres zbatimin e ligjeve me të cilat miratohet pagesa e kontributeve për sigurim obligues social për punëtorët honorarë, që të krijohet hapësirë për ndryshimin dhe tërheqjen e tyre, më pas përmes kontrollimeve të përforcuara të Inspektoratit të punës të largohen rastet e marrëdhënies së fshehtë të punës, gjegjësisht për punës së kryer me imponim pa kontratë apo në bazë të kontratës në vepër, ku për punëtorët nuk paguhen kontribute për sigurim obligatues ocial, si dhe të anulohet baza më e lartë mujore për llogaritjen dhe pagesën e kontributeve të rrogës prej gjashtë pagave mesatare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.