fbpx

Në çka thërret Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së?

-

Komitetit Qendror i VMRO DPMNE dje mbajti seancë të rregullt në të cilën është vendosur që t’i jepet “mbështetje e plotë dhe pa rezervë për kryetarin e partisë, Nikolla Gruevski.

“KQ i VMRO DPMNE-së, në pajtim me statutin e vet dhe vazhdimësinë në të cilën thirret, e lidhur me esencën e veprimit të VMRO-së historike, thekson se nuk do të lejoj hapa destruktiv që kanë për qëllim të kundërtën nga interesat shtetërore dhe kombëtarë të R. së Maqedonisë. Komiteti Qendrorë i VMRO DPMNE-së pa kurrfarë dyshimi dërgoj porosi të qartë deri tek të gjithë se nuk do të lejoj zbatim të skenarëve të huaja, destabilizim të shtetit dhe marrje me dhunë të pushtetit kundër vullnetit të qytetarëve shumicë. Të gjithë ata që kanë planifikuar ta fusin shtetin në skenarë  të tilla, është mirë të heqin dorë në kohë”- thuhet në njoftim.

Partia apelon deri tek të gjithë qytetarët dhe simpatizuesit që mos të bien pre e provokimeve ndërsa funksionarët e zgjedhur të vazhdojnë të punojnë në interes të qytetarëve dhe të krijojnë projekte të reja.

“ KQ i VMRO DPMNE i bën thirrje të gjithë qytetarëve të RM-së që t’i bashkëngjiten kësaj lufte për ruajtjen e dinjitetit, stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të shtetit. Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së apeloj dhe ju bën thirrje institucioneve kompetente shtetërore që maksimalisht në mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe në mënyrë efikase t’i shqyrtojnë dhe zgjidhin të gjitha dyshimet dhe çështjet lidhur me gjendjen aktuale në vend”, thuhet në njoftim.

Sipas analistit Petar Arsovski, me këtë njoftim VMRO DPMNE dëshiron t’i drejtohet anëtarësisë së saj. Ai thotë se retorika nuk është e përgatitur për luftë civile, por përgatitje për eskalim të gjendjes në kuptim politik.

-Ky njoftim i dedikohet anëtarësisë së partisë. Aty u thotë që të jetë të qetë dhe të durueshëm dhe mos të ndërmarrin hapa të paparashikuar. Gjithashtu, u thotë se fotografia nuk është e tillë siç tregohet. Ndërkaq, nuk besoj se kjo është ndonjë thirrje për luftë, por për kujdes të shtuar në periudhën që vijon”, thotë Arsovski.

Analisti Vlladimir Bozhinovski pohon se njoftimi është në drejtim të asaj që u publikua më herët se shërbime të huaja, të ndihmuara me aktorë vendorë, kanë punuar për shkatërrimin e shtetit.

-Ky njoftim është në drejtim të gjendjes në të cilën u vërtetua se shërbime të huaja kanë përgjuar në Maqedoni. Nuk ka ndonjë qëllim tjetër- thotë Bozhinovski.

Për herë të fundit kjo retorik (në momente të caktuara më e fuqishme) kishte në drejtimin e kryeministrit Nikolla Gruevski në letrën deri tek opinioni më 19 nëntor të vitit 2009-të.

“Është koha që të fillojmë betejën e fundit me pjesën e mbetur të tranzicionit dhe politikanët e tij. Është koha për betejën e fundit me politikanët, që prapa vetes lanë boshllëk dhe mjerim dhe që në shtetin tonë sollën shpirtligësinë, kriminalitetin, gënjeshtrën dhe vlerat e shtrembëruara. Në ciklet e mëhershme politike ata ishin të mposhtur, por nuk u zhdukën”, shkruante atëherë Gruevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.