Kryetari i Manastirit, Vladimir Taleski akuzoi gazetarët për atë që Prokuroria ka hapur lëndë sipas “bombës” së opozitës, në të cilën dëgjohet se ai, gjoja, ka bërë kriminalitet me transportin falas të nxënësve.

Taleski dërgoi disa ofendime ndaj gazetarëve lokal duke i quajtur “jo- profesionist të mëdhenj”.

“Falë jo- profesionalizmit tuaj, kuptohet se dezinformatat në fillim qarkullojnë në opinion dhe është krijuar ambient që i shkon për shtati opozitës. Kjo është kryesisht mbështetja e fushatës kundër çdo gjë që do të thotë mos- pasje të aspektit juridik për argumente- tha Taleski sot në takim me gazetarët.

Taleski në vazhdim foli edhe për materialet e regjistruara që i publikoi opozita, duke thënë se njerëzit e njëjtë presin, ngjitin materiale dhe të njëjtit ngritin padi penale.

“Ata mund të lëshojnë dhjetëra padi penale dhe inspekcione në Komunë. Një pjesë e juve këtë nuk e njofton, por e njofton atë që juve ju intereson. Komuna e Manastirit nuk është komuna e Strumicës e unë s’jam Zaev dhe nuk bëj kriminalitet. Do ta shihni rezultatin nga e tërë kjo procedurë- tha Taleski.

Ai shtoi se shumë qytetarë të Manastirit kanë reaguar tek ai për mënyrën se si kanë informuar gazetarët.

“Çuditërisht, shumë qytetar reagojnë ndaj mbështetjes së një pjese prej jush që nuk keni koncept të përbashkët se si të informoni objektivisht, por ju interesojnë vetëm pjesën që nënkuptojnë obstruksion në punë. Me këtë shpërqendrohet vëmendja nga rezultatet e mëdha që i bën komuna dhe kryetari i Manastirit- tha ai.

Nga Prokuroria publike në Manastir për “Meta” që para 1 muaji konfirmuan se është hapur lëndë për punën e kryetarit pas audio regjistrimeve të publikuara nga opozita, ku ministra nga qeveria e Gruevskit flasin se ai ka bërë kriminalitet me transportin falas të nxënësve.