fbpx

MPB në Vaksincë gjeti 128 emigrantë dhe një të akuzuar për vrasje prej vitit 2001

-

 

Në aksionin e sotëm, ekipet të sektorit për shkatërrimin e krimit të organizuar pranë MPB-së kanë kryer bastisje në dhjetëra objekte të fshatit Vaksincë të Kumanovës ku kanë zbuluar 128 emigrantë, të cilët ilegalisht janë akomoduar në një pjesë të tyre- njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i këtij resori, Ivo Kotevski.

Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Siria, Iraku dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Krahas emigrantëve në aksion është gjetur edhe një banor 68 vjeçar i f. Vaksincë, i cili është kërkuar me fletë- arrest për dënim me burg për vrasje.

“Emigrantët ilegal janë zbuluar në pesë prej dhjetë objekteve të bastisura. Sipas njohurive të deritanishme, pronarët e objekteve i kanë dhënë me qira me çmime prej mesatarisht 1500 euro në muaj, varësisht se për çfarë objekti bëhet fjalë ose nëse vet i kanë pranuar emigrantët ilegal, u kanë paguar pesë deri dhjetë euro vetëm që të akomodohen në objekt, pa u dhënë krevat për paratë që i kanë paguar”, tha Kotevski.

Sipas MPB-së, nga bisedat me emigrantët, ata kanë njoftuar se të gjithë kanë ardhur në Vaksincë me vullnetin e tyre.

Ata në vend hyjnë përmes Greqisë dhe qëllimi i tyre final është ndonjë prej vendeve të BE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.