fbpx

MPB nuk hap “Youtube”

-

“Me kërkesë të Prokurorisë, ne që atëherë reaguam deri tek “Youtube” dhe regjistrimet u hoqën, e nëse edhe më tej janë aty, me siguri dikush i ka vendosur përsëri”, thotë për “Meta”, Ivo Kotevski zëdhënës në MPB, për video regjistrimet kontestuese nga takimi sekret i liderit të opozitës Zoran Zaev dhe kryetarit të qeverisë, në kabinetin e kryeministrit, të incizuara vjeshtën e kaluar me masa të posaçme hetimore.

Kotevski tha se nuk e din nëse edhe më tej regjistrimet janë në video servisin, por nëse është ashtu, “ministria menjëherë do të veproj” nëse Prokuroria sërish kërkon nga MPB të kërkon nga “Youtube” që të largohen.

Megjithatë, nga ajo që mund të shihet në “Youtube” në kanalin “hoho lol” nga të dhënat që tregojnë sa kohë video regjistrimet janë aty, del se ato tërë kohën kanë qenë aty.

Kështu për dy regjistrimet e para me tituj “E vërteta në shesh 1 dhe 2” qëndron se në servis janë tanimë dy muaj ndërsa ishin vendosur në muajin shkurt. Dy video regjistrimet tjera që janë në kanalin e njëjtë, me emër “Anketa” dhe “Pranim të humbjes”, në “Youtube” janë rreth një muaji, që sipas të dhënave nga video servisi do të thotë se nuk janë vendosur përsëri.

Edhe video regjistrimet nga biseda mes Lube Boshkovskit dhe shtetasit grek, në kanalin “Çklj Çklj” janë afër një muaj gjegjësisht prej kohës kur janë vendosur.

Prokuroria në fillim të muajit shkurt urdhëroi MPB të kërkoj nga “Youtube” t’i largoj regjistrimet, por prej atëherë dolën regjistrime të reja në video servisin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.