fbpx

MPB rrit nivelin e sigurisë së Maqedonisë

-

Pas vlerësimeve të para Ministria e Punëve të Brendshme rrit nivelin sigurisë së vendit.

Me rastin e sulmeve terroriste në Paris, e në drejtim të shqyrtimit të gjendjeve dhe ngritjes së nivelit të sigurisë dhe mobilitetit të policisë, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot mbajti kolegjium me udhëheqësinë më të lartë në MPB.

Në kolegjium, siç informoi MPB-ja, është konstatuar se për momentin nuk ekziston kanosje konkrete për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u miratuan disa konkluzione të cilët menjëherë do të realizohen.

“Do të përforcohet siguria në dhe rreth objekteve të cilët janë funksion të policisë, do të përforcohen masat dhe aktivitetet gjatë sigurimit të tubimeve dhe manifestimeve sportive në të cilat ka shumë pjesëmarrjes të një numri më të madh të qytetarëve, si dhe përforcim të kontrollit ndaj migrantëve të cilët realizojnë hyrje në Republikën e Maqedonisë, ndërsa posaçërisht në qendrën e përkohshme transitore në Gjevgjeli, si dhe në kufirin verior dhe jugor me Vendimin për shpallje të gjendjes së krizës”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.

Krahas aktiviteteve operative në funksion të efikasitetit dhe gatishmërisë më të lartë të policisë dhe shërbimeve tjera kompetente, për zbatim urgjent janë të angazhuar  njësitë organizuese pranë Ministrisë, është konkluduar që të ndërmerren masa dhe aktivitete plotësuese për sigurim të personaliteteve dhe objekteve vitale të cilët i siguron Ministria e Punëve të Brendshme.

Presidentit Gjorgje Ivanov, pas vizitës së tij në linjën kufitare jugore të vendit, sonte do të mbledh Këshillin e Sigurisë, për shkak të thellimit të krizës së refugjatëve .

– Armata veçmë alarmon se ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët dalin nga ‘Kuota 59′ dhe ilegalisht kalojnë në kalime të cilët nuk janë të shënuar. Kjo do të nënkuptojë ndërmarrje të masave të posaçme nga ana e ARM­-së me qëllim që të orientohen ata persona të cilët evitojnë që të regjistrohen. Meqë evitojnë të regjistrohen kjo jep dyshim themelor se bëhet fjalë për persona, të cilët gjithsesi se, nuk kanë qëllime të mira”, deklaroi presidenti Ivanov.

Situata akoma më shumë është vështirësuar për shkak të sulmeve terroriste në Paris, bilanci i të cilëve është më shumë se 160 persona të vrarë dhe 200 të plagosur.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.