MPB: 826 emigrant kanë hyrë në vend për 24 orë

Në 24 orët e fundit, deri orën tetë të mëngjesit janë dhënë vërtetime për gjithsej 826 shtetas të huaj, prej të cilëve 649 burra, 152 gra, 163 fëmijë si dhe 25 fëmijë që udhëtojnë pa prindër

Sipas nënshtetësive të personave, më shumë janë nga Siria apo 737, Irak 42, Afganistan 12, Bangladesh 6 ndërsa tjerët janë në numër më të vogël.

“Gjatë ditës nuk është regjistruar ndonjë incident më serioz, edhe pse nga ana e fqinjit R. së Greqisë, pa kurrfarë kontrolli, numër i madh i emigrantëve ilegal edhe më tej bëjnë presion për hyrje në vend” thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në njoftim thuhet se dje deri më orën 19.00, ekipet mobile të Kryqit të Kuq kanë treguar ndihmë të parë ndaj 80 personave në Tabanovcë dhe pikëkalimin në Gjevgjeli ndërsa është shpërndarë ushqim prej 700 shisheve ujë, 120 pakove me ushqim, 50 pakove individuale higjienike, 50 pako për ndihmë të parë, 80 pelenë, 60 qebe dhe 20 pako për fëmijë.