fbpx

RTVM-ja prej sot nuk do të emitojë reklama qeveritare

-

“Radio Televizioni i Maqedonisë” që sot ndërpret publikimin e reklamave qeveritare dhe fushatave të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, mëson “Meta”.

Sipas burimeve tona, të punësuarit e RTVM -së para një ore kanë marrë urdhër të mos lëshojnë reklama qeveritare  në intervalet kohore që për të deri më tani ishin paraparë për këtë qëllim.

Ky vendim i RTVM-së  vjen pas deklaratës së Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizele e publikuar dje, në të cilën informon se mediat që nga 10 nëntor 2015 ka hyrë në fuqi ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor

Në nenin  83  nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor  që partitë kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos kanë rënë dakord se:

Nga dita e hyrjes në fuqi të  këtij ligji deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për deputetë që do të mbahen më 24 prill 2016, qendrat radio-difuzionit, mediat e shtypura dhe elektronike (internet portalet) nuk guxojnë të emitojnë, përkatësisht të publikojnë reklama të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë,  buxheti i komunave dhe qytetit të Shkupit dhe të gjitha personave të tjerë të cilëve me ligj iu janë besuar kryerje të autorizimeve publike.

Edhe pse ligji hyri në fuqi më 10 nëntor, deri më sot (13 nëntor) shërbimi i radio-difuzionit nuk ka respektuar nenin 83 dhe emitonte reklama të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.