fbpx

Edhe funksionarët do të paguajnë kontribute për të ardhurat shtesë

-

Opinioni u mësua që Lidhja Socialdemokrate të del dhe të pengojë çdo masë pozitive, pamarre parasysh sa e njëjta është e dobishme për qytetarët, sidomos për punëtorët dhe keqinterpretimi i tezave dëshiron të manipulojë me punëtorët , thuhet në reagimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës  Sociale për qëndrimit  e konferencës për shtyp të LSDM-së lidhur me Ligjin e punonjësve me honorarë. “Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të ligjit të cilat parashohin të paguhen kontribute për punonjësit me honorar do të eliminohen një numër i madh i problemeve. Kjo mas qeveritare parasheh që kontratat në vepër dhe marrëveshjet autoriale të hyjnë në sistemin e sigurimit të obligueshëm, përkatësisht të paguhen kontribute edhe për personat e angazhuar në këtë mënyrë, ka për qëllim të rrit sigurimin social të qytetarëve, të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të krijohen kushte  që secili punëtor të paguhet për punën që punon, dhe t’i paguhen kontributet të sigurimit social të detyrueshëm. Kjo masë ka për qëllim të mbrojë të drejtat e punëtorit për një siguri më të madhe sociale të tij dhe dhënies së mundësisë që punëtori të jetë i siguruar, përkatësisht të jetë pjesë e sigurimit të detyruar”, thuhet në reagimin e MPPS-së.

Prej atje shtojnë se të gjithë personat e zgjedhur dhe të emëruar, përkatësisht bartësit e funksioneve publike të cilët do të realizojnë të ardhura plotësuese, në bazë të drejtave autoriale ose marrëveshjeve në vepër gjithashtu të përfshihen në pagesën e obligueshme të kontributeve sociale për shumën që kanë realizuar, pra kjo masë përfshinë edhe funksionarët.

“Përjashtimet të cilat bëhen në bazë të marrëveshjeve autoriale dhe kontratave në vepër kanë të bëjnë  vetëm me pensionistët të cilët kanë marrëveshje autoriale në vepër. Të  gjithë të tjerët t cilët realizojnë të ardhura në bazë të këtyre marrëveshjeve do të paguajnë kontribute sociale edhe për marrëveshjet autoriale”, thuhet në kumtesë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.