MPJ: Vizita e Ahmetit në Athinë është partiake e jo qeveritare

-

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, zv/kryeministri i Marrëveshjes kornizë Musa Xhaferi dhe zv/kryeministri i çështjeve evropiane Fatmi Besimi në takimin me shefin grek të diplomacisë nuk shkojnë në cilësinë e përfaqësuesve të qeverisë, njoftuan për “Meta” nga MPJ-ja.

Nga ky dikaster thonë se bëhet fjalë për takim partiak dhe se partneri i koalicionit nuk është koordinuar me ta lidhur me temat.

Shefi i kabinetit të liderit të BDI-së, Artan Grubi i cili poashtu do të udhëtoj për Athinë, ka refuzuar të përgjigjet se me nismën e kujt do të mbahet takimi i tillë. Në gjitha pyetjet ai thotë se “çdo gjë që duhet të dihet, është thënë në kumtesën e BDI-së”.

Nga ministra e jashtme greke tani për tani nuk ka informacione të mjaftueshme për takimin e të premtes dhe se cila do të jetë tema e diskutimit mes Ahmetit dhe Kozias, që vjen vetëm disa javë pas vizitës së shefit të diplomacisë maqedonase, Nikola Poposki.

Ky do të jetë takimi i dytë sy më sy mes Ahmetit dhe Kozias, që u takuan dhe biseduan në Zyrën greke për lidhje në Shkup gjatë vizitës së qershorit të ministrit grek për punë të jashtme dhe takimet e tij me politikanët maqedonas.