fbpx

MPJ nuk ka të dhëna për shtetas të lënduar maqedonas në Stamboll

-

Ministria e jashtme e Maqedonisë nuk ka informacione për shtetas të lënduar maqedonas në sulmin terrorist në aeroportin “Ataturk” në Stamboll ku jetën humbën 36 ndërsa të lënduar rezultojnë 147 persona.

Nga MPJ thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën maqedonase në Ankara dhe konsulatin e Stambollit si dhe autoritetet turke.

Avioni i kompanisë turke “Turkish Airlines” që mbrëmë fluturoi prej Shkupit për në Stamboll, me vonesë ka ateruar në aeroportin “Ataturk”, rreth gjysmë ore para mesnatës. Fluturimi i sotëm i mëngjesit nga Shkupi për në Stamboll i “Turkish Airlines” pritet të realizohet me vonesë ndërsa fluturimi i natës është anuluar tërësisht.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.