MPB tentoi në mënyrë të paautorizuar ta inçizojë seancën “Fabrika për afera”

-

Tre përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) me rroba civile sot në mënyrë ilegale e kanë incizuar seancën gjyqësore “Fabrika për afera” në të cilën është i akuzuar i parë Zahir Bekiri i njohur si Çaush. Të punësuarit kanë bërë skandal në seancë, ata kanë ndaluar me incizimin pas reagimit të ashpër të gjykatëses Gordana Spirevska e cila i ka urdhëruar që t’i fshijnë incizimet.

“Si mundeni ta lejoni këtë? A duhet ta mbroni Gjykatën? Kush ju dha leje për diçka të tillë?”, ka reaguar gjykatësja.

Një person nga MPB është përgjigjur se urdhrin ia ka dhënë zyrtari i autorizuar i MPB-së, ndërkaq menjëherë më pas, gjykatësja ka kërkuar që të fshihen të gjitha inçizimet. Gjykatësja e konfirmuar se janë fshirë inçizimet pasi që e ka marrë kamerën dhe e ka parë a është bërë e njëjta. Tre përfaqësuesit e MPB-së edhe më tej kanë qëndruar në seancë.

Përndryshe, Bekiri, ngarkohet për aferën me letërnjoftimet e falsifikuara, dokumenteve udhëtuese dhe dokumenteve tjera. Prokuroria Themelore Shkup ka paraqitur akuzë kundër tij dhe vëllait të tij I.B.

Bekiri akuzohet për tre vepra penale, gjegjësisht për prodhim dhe furnizim të armëve dhe mjeteve për kryerjen e veprave penale, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...