Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot ka shkarkuar 11 krerë në më shumë sektorë të MPB-së.
Burime të larta nga MPB për “Meta” konfirmojnë se disa prej tyre janë shkarkuar për shkak të ushtrimeve të njësitit “Alfa” dhe për shkak të hetimit të PSP-së për lëndën “Trezori”.
Në mesin e të shkarkuarve është edhe Nebojsha Stajkoviq, për të cilin mediat publikuan se është një prej të dyshuarve në hetimin e PSP-së për lëndën “Trezori”. Ai nga pozita ndihmës i ministrit në sektorin e telekomunikimeve është emëruar për zv/ plotësues i ndihmësit të ministrit në sektorin e njëtjë. Në vendin e tij është vendosur Goran Trajanoski.
Është shkarkuar edhe Ivica Ançevski- Puki, kryeshefi i njësitit “Alfa”, pjesëtarët e të cilët më 15 shtator kanë realizuar ushtrim të simuluar në rast të sulmit terrorit pranë ambasadës së SHBA-së, pa e njoftuar paraprakisht ambasadën.
Në vendin e Ançevskit është emëruar Primislav Dimovski ndërsa në vendin e Vuçkevskit vjen Lazo Velkovski.