fbpx

Ndihmë e mundshme nga Këshillit i Evropës për hetimin në Maqedoni

-

Para deklaratave të ministri të jashtëm rus, Sergej Lavrov, se Torbjorn Jagland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, duhet të shkoj në Maqedoni për shkak të krizës politike, Jagland në Bruksel doli me deklaratë të shkurtër, duke thënë se në Maqedoni “duhet të ketë hetim të fuqishëm të paanshëm për bisedat e përgjuara, për kthimin e besimit”, duke shtuar se Këshilli i Evropës “ka përvojë kohëve të fundit” në mbikëqyrjen e hetimeve gjyqësore.

Burimet diplomatike afër sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, për “Meta” shpjegojnë se “përvoja e kohëve të fundit” për të cilën flet Jagland ka të bëjmë me mbikëqyrjen e hetimit ukrainas për dhunën në sheshin Majdan gjatë përleshjeve (prej nëntorit 2013 e deri në shkurt 2014).

Konkludimet e hetimit u publikuan në mars të këtij viti.

Trupi i quajtur Paneli ndërkombëtarë këshillëdhënës (PNK) udhëhiqej nga eksperti Nikolla Braza, në bashkëpunim me dy ekspertë ukrainas, të emëruar nga pushteti dhe opozita.

Konkludimet e PNK ishin më se kritike ndaj pushtetit në Ukrainë.

Mbikëqyrja e Panelit ndërkombëtarë këshillëdhënës, mes tjerash, erdhi në përfundim se hetimi për dhunën në Majdan nuk i plotëson standardet evropiane për të drejtat e njeriut, se nuk ka pasur vullnet të sinqertë që të zbatohet hetimi, si dhe se hetimi nuk ka filluar shpejtë, që vetvetiu ka qenë sfidë për hetimet e njëpasnjëshme.

Paneli gjithashtu dërgoi kritika të ashpra ndaj prokurorisë publike ukrainase edhe për mungesën e financave dhe resurseve njerëzore gjatë hetimit.

Edhe pse është e paqartë çfarë misioni është i realizueshëm në Maqedoni dhe në çfarë formati, zëdhënësi i Torbjorn Jagland, Daniel Holten për “Meta” deklaroi: “Këshilli i Evropës është i hapur për çfarëdo sugjerime dhe kërkesa nga ish shteti jugosllav i Maqedonisë dhe do të ndihmoj që të kthehet besimi”.

Burimet diplomatike në Strasburg, selia e Këshillit të Evropës, shtojnë se për shkak se është i nevojshëm hetim transparent për përgjimet, ky trup ndërkombëtarë do të mund të luaj rol të rëndësishëm në kthimin e besimit mes palëve. Por, Këshilli i Evropës nuk mund të sjell kurrfarë vendimi nëse kjo nuk kërkohet nga Maqedonia.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.