fbpx

 “MOST”: Rivotimi në Tearcë kaloi qetë, por me probleme teknike

-

Rivotimi në vendvotimin 2011 në Tearcë kaloi në atmosferë të qetë, me dinamikë të ndryshme të daljes së votuesve, që pësoi rënie në orët e fundit para përfundimit të votimit, thuhet në deklaratën preliminare të asociacionit qytetar “MOST” që me dy vëzhgues dhe dy ekipe mobile ndoqi rivotimin.

“MOST” siç thuhet në deklaratë, ka ndjekur edhe situatën në periudhën e zhvlerësimit të rezultateve nga votimi i 11 dhjetorit deri në rivotim, që është vlerësuar si qetë dhe pa incidente, por me regjistrim të përpjekjes për ryshfet gjegjësisht është ngritur kallëzim penale ndaj dy personave, të cilët votuesve në Tearcë u kanë ofruar ryshfet që mos të dalin për votim.

“Gjatë ditës (dje) është vërejtur prezencë e shtuar e policisë rreth vendvotimit. Rreth orës 9 është vërejtur se nuk funksionojnë llambat UV, kështu që votimi është ndërprerë për 15 minuta që të ndërrohen me aparate të reja dhe më pas votimi ka vazhduar. Në procedurën e mëtutjeshme të votimi dhe mbledhjes së rezultateve në vendvotim nuk janë vërejtur parregullsi”, thuhet në deklaratën preliminare të “Most”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.