fbpx

 “MOST”: Bëhen presione për votim dhe prezencë të administratës në mitingje

-

Për periudhën 15 tetor deri 20 nëntor, asociacioni civil “MOST” i cili vëzhgon periudhën parazgjedhore ka vërejtur mosrespektim të ndarjes së shtetit dhe partisë, presione ndaj sektorit publik, presione për votime dhe keqpërdorime të resurseve publike.

“Në këtë periudhë kemi vërejtur prezencë të funksionarëve dhe punëtorëve në sektorin publik në manifestime partiake. Gjithsej janë 43 raste në 26 komuna. Janë 41 raste të presioneve ndaj punëtorëve në sektorin publik që të vizitojnë mitingje partiake të partisë në pushtet. Në shtatë raste në pesë komuna ka presione për votim ose sigurim të votuesve për partinë në pushtet ndërsa në shtatë raste në gjashtë komuna kemi vërejtur përdorim të makinave zyrtare për qëllime partiake” thotë i pari i “Most”, Darko Aleksov.

Nga “Most” thonë se këto raste përmbajnë tregues për vepra të kryera penale dhe nëse dëshmohen, sipas Kodit penal, për ta është paraparë dënim me burg prej gjashtë muaj deri 1 vit.

“Most” në terren ka 80 vëzhgues afatgjatë ndërsa deri më tani kanë marrë 2025 raporte.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.