Moska e shqetësuar për sulmin në Gushincë

-

Incidenti në Gushincë në kufirin maqedonas  tregon se në këtë pjesë të Ballkanit edhe më tutje ekzistojnë tensione të thella etnike dhe vend për konflikte potenciale. Kështu qëndron në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për incidentin në Gushincë.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë pas informative për incidentin në pjesën kosovare të kufirit Maqedoni-Serbi kur një grup i personave të armatosur e kanë marrë pjesën e kufirit në Gushincë në pjesën e territorit maqedonas.Incidenti në kufirin maqedonas tregon se në këtë pjesë të Ballkanit edhe më tutje ekzistojnë tensione të thella etnike dhe vend për konflikte potenciale. Në këtë situatë ndikim primar ka mungesa serioze e sundimit të ligjit dhe sigurisë në Kosovë, që është pasojë e problemit të pazgjidhur të Kosovës si tërësi. Kjo nuk mund të injorohet më shumë si dhe parrullat e shpeshta të Shqipëri të Madhe. Shpresojmë se përpjekjet e organeve shtetërore maqedonase do ta kthejnë rendin në rajonin problematik të këtij vendi dhe do ta fitojnë mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...