Lënda e matematikës në dhënies e maturës nuk do të jetë obligative për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, por vetëm për ata që janë regjistruar në gjimnaz dhe të cilët kah fundi i vitit të dytë dhe fillimi i tretit të arsimit të mesëm, kanë zgjedhur drejtimin matematiko- natyrorë. Këtë sot e vendosën Unioni i Gjimnazistëve dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Pas një debati të gjatë, u arrit pajtueshmëri që lënda e matematikës të mos jetë obligativ për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, por vetëm për ata që janë regjistruar në gjimnaz dhe të cilët kah fundi i vitit të dytë dhe fillimi i tretit të arsimit të mesëm, kanë zgjedhur drejtimin matematiko- natyrorë. Për gjimnazistët që e kanë zgjedhur drejtimin matematiko- natyror dhe për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme profesionale, matematika do të jetë lëndë me mundësi të zgjedhjes, krahas gjuhës së huaj gjegjësisht do të jepet vetëm nëse nxënësi e zgjedh, në pajtueshmëri me vullnetin personal, bindjen dhe afinitetin. Për gjimnazistët që kanë zgjedhur drejtimin matematiko- natyrorë lëndë obligative do të jenë gjuha amëtare dhe ajo e huaj- thonë nga MASh.
Në takim është arritur edhe pajtueshmëria me të cilën Ministria e arsimit dhe shkencës në periudhën në vijim do të dorëzoj letër deri tek të gjithë fakultetet të fushave të shkencave teknik, ku do t’ju rekomandohet, prioritet gjatë regjistrimeve të kenë kandidatët që në maturë shtetërore e kanë zgjedhur dhe e kanë dhënë lëndën e matematikës.