MASh inicon takim me UKM më 10 shkurt

-

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila e pranoi propozimin e Senatit të UKM-së për debat, prej ku do të dalin propozime për reforma dhe përmirësim të arsimit të lartë, inicion takim të martën e ardhshme (10 shkurt) ku do të marrin pjesë përfaqësues adekuatë, të deleguar nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

Senati universitar i Universitetit të Shkupit të premten në seancë mori vendim që t’i propozojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të iniciojë debat gjithëpërfshirës me arsimtarët, studentët dhe të gjithë veprimtarët relevantë në procesin e arsimit të lartë, ku do të dalin propozime për reforma dhe përmirësim të arsimit të lartë.

“Duke marrë parasysh se propozimi nga ana jonë u vlerësua si konstruktiv dhe në drejtim të përparimit të arsimit të lartë në vend, Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 10.02.2015 (e martë) propozon që të mbahet takim iniciues, ku do të marrin pjesë përfaqësues adekuat, delegat nga ana e universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’ – Shkup”, kumtoi MASH.

Ministria thekson se përderisa UKM-ja e pranon iniciativën dhe në pajtim me mundësitë e dy palëve, lokacioni dhe koha e takimit plotëisht do të saktësohen.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...