fbpx

Heshtja për referendumin e QTQ-së fillon sonte pas mesnate

-

Dyzet e tetë orë para fillimit të referendumit për pamjen e Qendrës tregtare të qytetit duhet të përfundoj shpallja e propagandës publike, për dallim nga 24 orët që vlejnë për partitë gjatë zgjedhjeve. Gazetarët guxojnë të publikojnë tekste lidhur me QTQ-në, por jo edhe me referendumin apo tezën që e përfaqëson propozuesi i autorizuar.

Në nenin 12 të Ligjit për referendum dhe format tjera të prononcimit të qytetarëve thuhet se “Propaganda publike për referendumin patjetër duhet të përfundoj më së voni 48 orë para ditës së votimit”.

Në nenin 45 të Ligjit thuhet se gjatë zbatimit të referendumit në nivel lokal zbatohen dispozitat e Ligjit për zgjedhje lokale, nëse me këtë ligj nuk caktohet më ndryshe.

Në udhëzimin për përgatitje, organizim dhe zbatim të referendumit në nivel lokal në komunën Qendër, përpiluar nga KZSH, thuhet se:

“Për referendumin në nivel lokal në komunën Qendër, Këshilli i Komunës Qendër, si propozues i autorizuar, mund të udhëheq propagandë publike me harxhimet e veta, por ajo duhet të përfundoj më së voni 48 orë para ditës së votimit”.

Nga nisma civile “E dua QTQ-në” thonë se heshtja, në kuptim dhe zgjedhjeve dhe proceseve zgjedhore, gjatë zbatimit të referendumit nuk është i caktuar me Ligjin për referendum dhe forma tjera të prononcimit të qytetarëve.

“Ky ligj parasheh ndërprerjen e propagandës që e bën propozuesi i autorizuar gjegjësisht organi i cili ka shpallur referendumin ndërsa për QTQ fushatën që e zhvillon komuna Qendër për mbajtjen e pamjes autentike të qendrës përfundon më 23 prill pas mesnate- thonë nga nisma “E dua QTQ-në”.

Përderisa zgjat ndërprerja e propagandës, gazetarët guxojnë të publikojnë tekste lidhur me QTQ-në, por jo edhe me referendumin apo tezën që e përfaqëson propozuesi i autorizuar.

“Ndërprerja e propagandës ka të bëjë vetëm për kontribute në radio dhe lajmet televizive, programet dhe emisionet e posaçme informative” shtojnë nga “E dua QTQ-në”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.