Mogerini: Ivanov të bëj revidimin e vendimit në interes të qytetarëve

-

Kisha takime të gjata dhe esenciale, shpresoj edhe konstruktive ndërsa ditët në vijim do të shohim sa kanë qenë konstruktive, deklaroi më parë në Shkup përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini pas takimeve me liderët e partive politike dhe presidentin Ivanov.

Ajo deklaroi se qëllimi i vizitës është që të vërtetohet se vendi i Ballkanit është në BE.

“E dimë që qytetarët duan në BE. Kemi humbur shumë kohë, por ngel politikanët të vendosin nëse duan të vazhdojnë përpara. Ne angazhohemi për vazhdimin e procesit dhe i njëjti të zhvillohet”, tha Mogerini.

Ajo vuri në dukje se në takimet është biseduar për krizën politike dhe si ajo të tejkalohet.

“Vizita ime vjen në një moment të komplikuar me krizë politike dhe institucionale në këtë vend, andaj dhe kemi folur për këtë çështje sot, për të gjetur dalje nga kjo krizë. Bashkimi Evropian nuk duhet t’ju tregojë si të veproni, por ju tregon si një mike e vendit tuaj se çfarë na brengos neve në këtë momente, dhe çfarë mendojmë se është një shkelje serioze e vlerave demokratike dhe frymës së Kushtetutës”

Shefja e diplomacisë evropiane tha se askund në botën demokratike s’mundet që shumica parlamentare, që përfaqëson shumicën e qytetarëve në një shtet unitar të mos i lejohet të formojë qeveri, kjo është në kundërshtim me parimet demokratike dhe vlerat euro- atlantike. Ajo shton se ka kërkuar nga Ivanov të bëj revidim të vendimit në interes të vullnetit të qytetarëve, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, i cili thotë se “mandati i jepet liderit i cili ka shumicë në Kuvend”.

“Është shumë me rendësi që të gjithë liderët dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale e kanë për detyrë të përmbahen me retorikën e tyre që mos të lejojnë që kriza politike-institucionale të shndërrohet në një konflikt ndër-etnik ose ende më keq, konflikt gjeo-politik. Ky është një shtet kompleks, në rajon kompleks dhe nuk na duhet zjarri” tha Mogerini duke shtuar se Maqedonia nuk është pre e kërcënimeve të jashtme, por e problemeve të shumta të brendshme.

Ajo shprehu shpresë se liderët politik do të gjejnë zgjidhje sipas Kushtetutës dhe do ta nxjerrin shteti nga kriza.

“Kur kjo do të ndodhë, BE dhe komuniteti ndërkombëtarë do të qëndrojë në anën e Maqedonisë dhe përfundimisht do të bëhen hapa drejt euro- integrimeve”, tha Mogerini.

 

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...