fbpx

Mogerini dhe Han: Kjo është mundësi e re për zgjidhjen e krizës

-

Vendimi i gjykatës Kushtetuese e hap rrugën që Parlamenti sërish të mbajë seancë në të cilën do të heqë dorë nga zgjedhjet e caktuara për 5 qershor, për të cilat nuk ka kushte për mbajtjen e tyre.

Ky është këthim i mundësisë për shtetin, të përqendrohet në më shumë çështje serioze.

Rruga e të ardhmes duhet patjetër të definohet bashkërisht nga partitë kryesore politike, sepse vetëm me dialog inkluziv,  përkushtim ndaj parimeve demokratike dhe reformave të patjetërsueshme vendi mund të këthehet në rrugën euroatlantike, thuhet në deklaratën e përbashkët të Mogerinit dhe Johanes Han.

“Të gjitha partitë duhet ta respektojnë marrëveshjen e Përzhinës për të cilën arritën pajtueshmëri vitin e kaluar. Kjo kornizë mbetet mënyra më e mirë për daljen e vendit nga kriza. Duhet të vazhdohet me punë për përgatitjen e zgjedhjeve të besueshme”, thuhet në deklaratën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federika Mogerini dhe komisarit Johanes Han.

Në kumtesën gjithashtu nënvizohet se partitë duhet urgjentisht ti adresojnë brengosjet serioze për abolimin e më shumë përfaqësuesve zyrtarë nga ana e presidntit Ivanov.

“Abolimi i 12 prillit, duhet patjetër të tërhiqet, pa asnjë shtyerje, që të ruhet parimi i përgjegjësisë, që të shmanget drejtësia selektive. E drejta fundamentale demokratike e të gjithë qytetarëve është që të jenë të barabartë para ligjit”, thuhet në kumtesën e eurodiplomatëve.

Partitë patjetër duhet të garantojnë përkrahje të tërësishme për PSP-në dhe të mundësojnë punë të pandërprerë të saj, sepse PSP është pjesë qendrore e Marrëveshjes së përzhinës.

“Të gjitha palët duhet ti shmangen aktiviteteve të cilat do të pengonin angazhimin disa vjeçar të faktorit ndërkombëtar në Maqedoni për përforcimin e sundimit të së drejtës në vend. I bëjmë  thirrje të gjitha partive që të arrijnë një marrëveshje të përbashkët e cila do ti shërbejë të gjithë qytetarëve. Partitë patjetër duhet të garantojnë përkrahje të tërësishme për PSP-në  dhe të mundësojnë punë të pandërprerë të saj, sepse PSP është pjesë qendrore e Marrëveshjes së Përzhinës. Qasjet të cilat nuk e rrespektojnë këtë parim, nuk do të kenë mbështetjen e BE-së”.

Mogerini dhe Han porosisin, se angazhimi i opozitës dhe shoqërisë civile luajnë rol kritik në krijimin dhe sigurimin e përkushtimit të qeverisë ndaj reformave të domosdoshme.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.